Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 7, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

THE TIMES I HABIT TE GJITHE: “Conte po tenton te rikthehet tek Inter: ja te gjitha detajet. Ka pasur nje…”

THE TIMES I HABIT TE GJITHE: “Conte po tenton te rikthehet tek Inter: ja te gjitha detajet. Ka pasur nje…”
Inter Club Staff

Antonio Conte eshte rikthyer te kete shume pikepyetje per te ardhmen edhe pse sapo eshte rikthyer ne Londer te Tottenham pas nje mungese tre javore per arsye shendetesore. 

Per kete gje flet The Times, e cila flet me siguri se “keto tre jave e kane shtuar shume deshiren dhe vullnetin e tij per tu rikthyer ne Itali”.

Por cfare po ndodh? Me siguri, per momentin Conte eshte totalisht i perqendruar te Tottenham sepse perpara ka nje ndeshje te rendesishme ndaj Milanit.

Ai e di qe per te bere nje kapercim me shume ne Europe i duhet nje fitore pikerisht ndaj skuadres qe ka pasur si kundershtare ne Milano.

Per sa i perket te ardhmes do te flitet me vone, por duket se ka te reja te rendesishme: “Nese Tottenham per shembull do te eleminohet, shanset qe Conte te largohet pa u mbyllur sezoni jane te larta”.

“Por nese ai do te kaloje, atehere largimi do te ndodhe ne fund te sezonit sepse 53 vjecari nuk ka me asnje deshire per te vazhduar ne Londer”.

“Do te jete nje largim natyral sepse Conte kontraten me Tottenham e ka pikerisht deri ne fund te sezonit aktual”.

“Spurs kane ofruar per tranjerin qe ai te rinovoje por ai nuk e ka ende te qarte se cfare do te beje dhe do te qendroje edhe per nje sezon tjeter vetem nese do te ishte i lumtur”.

“Por parashikimet jane se ai do te rikthehet ne Itali menjehere sapo te mbaroje ky sezon i gjate futbollistik”.

“Me pak fjale, pertej ambicjes, diferenca ne kete mes mund ta beje deshira e pamase qe Conte ka per shtepine Itali”.

“Conte qe kur jeton ne Londer, nuk ka marre kurre nje shtepi por jeton ne hotel dhe shume here e ka theksuar se sa i mungon familja.”

“Por a mund te mbyllet kjo aventure vertete ne kete sezon? Patjeter, por e bukura qendron te fakti se prapa ne pritje mund te jete pikerisht… Inter”.

“Po, Inter qe ka qene skuadra qe Conte ka drejtuar drejt Scudettos ne 2021. Pikerisht Inter eshte informuar ne lidhje me pozicionin e tij”.

“Per te mund te kete edhe nje interesim nga Roma nese Mourinho do te largohet, por Inter ne kete moment eshte me perpara”.

“Ne sfond eshte edhe Juventusi, qe do e donte Conten, por eshte perfshire nga nje skandal financiar per momentin qe e ka shume te veshitre te futet ne keto situata”.

“Prandaj, Inter ka pasur kontaktin e pare me Conten nepermjet agjenteve te ndryshem per te pare nese mund te behet dicka ne vere dhe ne menyre surprizuese, shanse ka vertete.”

“Mbase kjo vjen edhe per faktin se Conte dhe Inter nuk jane ndare keq dhe me tifozet gjithmone ka mbetur respekti reciprok si nga ana e tranjerit por edhe nga ana e tifozeve”:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.