Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

304 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

The Times jep lajmin e madh: “Eriksen nje hap drejt rikthimit ne Premier League: gati firma? Ja detajet.”

The Times jep lajmin e madh: “Eriksen nje hap drejt rikthimit ne Premier League: gati firma? Ja detajet.”
Inter Club Staff

Ne momentin qe Christian Eriksen e zgjidhi kontraten e tij me Interin, te gjithe i uruan atij fat ne gjetjen e nje skuadre sa me shpejt.

Normalisht nga ana e tifozeve zikalter kishte keqardhje te madhe per faktin se ai nuk do te kishte me mundesi te luante per Interin, por nga ana tjeter, te pakten ai do te vazhdonte te ushtronte sportin qe dashuron.

Gjithesesi, sipas nje lajmi te fundit qe vjen nga prestigjozja The Times, Eriksen eshte gati per nje kontrate te madhe shume shpejt.

Sipas tyre, Christian mund te rikthehet ne Premier League dhe madje firma mund te vije keto 2-3 dite sipas disa burimeve.

“Pas shtate muajsh nga ai moment tmerri ne Euro 2020 ku Eriksen pesoi nje ndalim te zemres, ai eshte gati te shkoje ne nje klub tjeter.”

“Kane kaluar rreth 30 dite qe kur Eriksen i tha mire u pafshim Interit dhe tani duket se mund te rikthehet ne fushat angleze me shpejt se ishte menduar.”

“Objektivi eshte qe ai te rifitoje fanellen e kombetares per Boterorin e 2022 dhe per kete deshiron nje klub te ri dhe te nje niveli te larte.”

“Nuk eshte zbuluar nderkohe ende skuadra ku ai do te shkoje, por burime afer agjentit te lojtarit flasin per nje klub te Premier League.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.