Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

995 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku, cmenden tifozet e Chelsea dhe sulmojne Interin: “E pabesueshme: na e kane futur aq shume sa…”

Lukaku, cmenden tifozet e Chelsea dhe sulmojne Interin: “E pabesueshme: na e kane futur aq shume sa…”
Inter Club Staff

Kane mjaftuar vetem nente minuta qe prej momentit kur dje filloi ndeshja e Chelsea kunder Manchester City dhe Lukaku ka perfunduar ne qender te kritikave.

Kjo ka qene per shkak te nje rasti te pabesueshem ku ai ka kerkuar nje assist te pamundur per Ziyech sepse ishte ne pozicion jashte loje ne vend qe te gjuante vete.

Kjo ka mjaftuar qe tifozet e Chelsea te shperthejne kunder atij dhe madje disa kane shkuar deri aty sa i kane kerkuar Interit parate e blerjes mbrapsht.

Ne Twitter ka shperthyer nje levizje e mirefillte kunder Lukakut qe konsiderohet edhe si “nje nga futjet me te medha ne historine e merkatos”.

lukak

Nuk kane qene te paket ata qe kane kerkuar nje rimbursim nga ana e Interit per Romelun qe deri para pak kohesh konsiderohej mbret i Milanos.

Nderkohe, disa tifoze te tjere te Chelsea nuk i kane kursyer ironite per lojtarin duke shkaktuar jo pak te qeshura.

Ja disa prej tyre:

“Lukaku eshte nje harxhim i kote i 115 milione eurove. Me i koti.”

“Nuk ka shans qe nje lojtar i tille te kushtoje 100 milione paund.”

“Lukaku nuk ben per kete pune, eshte kaq e thjeshte. E pabesueshme”.

“Inter Milan na e futi keqazi me Lukakun. Duam te gjithe parate tona mbrapsht.”

“Romelu do kete ndenjur deri vone dje duke festuar fitoren e skuadres se tij ne Superkupe sepse ndryshe nuk shpjegohet…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.