Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,756 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Kjo eshte historia ime. Pasioni te udheheq, por duhen edhe kompetenca. Partneret themelore.”

Thohir: “Kjo eshte historia ime. Pasioni te udheheq, por duhen edhe kompetenca. Partneret themelore.”
Xhorxh Gellci

Direkt nga Xhakarta, ne mikrofonat e Silvia Vallini, Erick Thohir, pronari i ri i Interit, ka bere nje interviste te transmetuar ne Sky Sport 24. Manjati indonezian ka folur me zemer te hapur, duke folur per veten dhe per ambicjet e tij per shoqerine e re. Duke folur per familjen: “Babai im punonte per Astra-n ne 1968, duke e bere nje prej kompanive me te fuqishme ne Indonezi. Ne vitet ’80 ka formuar grupin Thohir, duke u nisur nga sektori i naftes, duke kaluar tek industria e ushqimit dhe automjeteve. Ne 1993, vellai im Garibaldi eshte kthyer nga Shtetet e Bashkuara, dhe prej atehere perfaqeson familjen ne situatat zyrtare. Eshte i shkelqyer si vella, e mbeshtes shume, na perfaqeson prej 1991. Kur u diplomova une, kam ndihmuar familjen prej fillimit te viteve 2000, dhe u kam thene prinderve qe doja te vazhdoja biznesin qe me pelqente, sepse nuk me pelqente, sepse do me bente te harroja lodhjen. Kur ke pasion, punon shume ore por pastaj nuk ndjehesh i lodhur. Per kete arsye, i kam thene babait dhe vellait qe deshiroja te investoja ne media: ata jane cuditur por me kane mbeshtetur. Kemi blere Republika-n, gazete qe ishte duke falimentuar, dhe ne tre vjet e kemi rikthyer nje nga me te rendesishmet ne Indonezi. Ne grupin Republika ben pjese dhe nje televizion, dhe prej aty kam vendosur te investoj edhe ne TV dhe Radio.”

Sporti per Thohir, eshte nje hap i metejshem: “Duke punuar me trajnerin, kam krijuar nje skuader qe tani eshte nga me te fortat ne basketbollin indonezian, Satria Muda. Pastaj kam patur shansin te ble aksione te 76ers (NBA) dhe te D.C.United. Tani shpresoj te bej nje pune te mire me Morattin“.

Si mund te bashkejetojne pasioni dhe kompetencat? “Pasioni te drejton, por nuk mjafton: duhet te jesh gjithmone i perqendruar ne objektivin tend, dhe duhet te jesh gjithmone kreativ. Pika e dyte eshte te rifreskosh gjithmone kompetencat qe te kesh mundesi te konkurrosh. Nese nuk e ben, humbet.

Mbi ceshtjen e te rinjve: “Kam besuar gjithmone ne kete, sepse ne 31 vjet isha president i Gazetes me te famshme indoneziane. Por tani jam 43 vjec, megjithate besoj se duke investuar mbi te rinjte mund te kemi nje te ardhme te ndritur.

Pse eshte e rendesishme te kesh partnere? “E kam mesuar gjithmone nga babai im. Nese ke partnere, duke korrigjuar njeri-tjetrin, mund te rritesh shume. I vetem mund te besh vetem gabime. Kjo eshte filozofia ku besoj, per kete kemi shume partnere ne Indonezi dhe ne D.C. United; ndihmojme njeri tjetrin duke analizuar situatat nga kenveshtrime te ndryshme.

Mbi te ardhmen e Interit dhe merkatos: “Deri me sot nuk kam folur akome me Morattin dhe Mazzarrin per lojtaret qe duhet te bleme ose te huazojme. As nuk i kam blere, me Mazzarrin vetem sa jemi prezantuar. Besoj me te vertete qe pronari dhe menaxhuesit duhet te punojne bashke. Nuk kemi bere akoma asnje mbledhje. Nuk e kemi percaktuar programin per 3 vitet e ardhshme ose 5. Besoj se kur behet kjo, rezultatet jane me te mira.”

“Megjithate them se te gjitha thashethemet deri tani nuk jane te vertete, nuk kam thene asnjehere asgje. Po shikoja ndeshjet e Interit, dhe me pelqejne, me argetojne. Ajo qe po ben Mazzarri eshte nje pune e shkelqyer, dhe puna e zotit Moratti gjithashtu. Sigurisht, kam mendimin tim personal, besoj qe skuadra ka nevoje per lojtare krahu sepse kemi vetem Jonathan dhe Nagatomo, ndoshta edhe Pereiren. Mendoni nese dikush demtohet.”

“Mazhorance ose minorance nuk eshte e rendesishme: ulemi gjithmone ne nje tavoline dhe kerkojme idete per te fituar ne 3 vitet e arhdshem. Ka gjithmone nje rruge te drejte per te blere dhe investuar. E rendesishme eshte te lihen gjurme, une mendoj gjithmone qe sektori i te rinjve duhet te jete nga pikat me te forta.

Gjithashtu skuadra duhet te kete ekuiliver. Kur blihen lojtare nga skuadra te tjera, duhet te jene funksionale. Besoj shume tek ky model, por duhet te flas me Morattin dhe Mazzarrin. Dhe sigurisht me personat qe punojne per sektorin e te rinjve. Duhet te punojme bashke, nuk e di nese eshte modeli me i mire, por besoj se mund te funksionoje ne te ardhmen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags