Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

974 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TL tregon me detaje formacionin e 2020/2021: ja gjashte goditjet e medha per Antonio Conten!

TL tregon me detaje formacionin e 2020/2021: ja gjashte goditjet e medha per Antonio Conten!
Inter Club Staff

Kampionati duket se do mund te rifilloje. Pavarsisht se ka ende shume rezistence, data e 13 qershorit duket e mjaftueshme larg per ti dhene mundesi skuadrave te rikthehen ne nje minimum gjendje fizike per te rifilluar.

Nderkohe, bashke me Serie A duket se ka filluar edhe merkato. Mbi te gjitha per sa i perket te ardhmes se Interit.

Me Lautaro Martinez qe eshte gjithmone e me shume objekt i presingut te theksuar te Barcelones, Interi po mendon per nje zevendesim ne lartesine e duhur.

Keshtu, edhe hipotezat e formacionit ne prag te sezonit te ri kane filluar qe tani te krijohen nga mediat e ndryshme.

Kete gje ka bere edhe Telelombardia. Nje formacion me plot gjashte lojtare te rinj dhe me pese prej tyre si titullar per nje sulm perfundimtar per kampionatin.

Ne mbrojtje, sipas TeleLombardia ndryshimi i vetem do te ishte me Marash Kumbullen titullar ne vend te Diego Godin dhe Bastonit.

Ne mesfushe dy blerje: Sandro Tonali nga Brescia dhe Arturo Vidal nga Barcelona.

Nderkohe, ne krahet e mesfushes blerja e vetme do te jete Federico Chiesa, nje nga me te preferuarit e Contes.

Kurse ne sulm do te jene dy blerjet: Timo Wener dhe Dries Mertens.

Gjithesesi, edhe pse ky do te ishte nje formacion shume i forte, per momentin mbetet nje hipoteze e Tele Lombardia.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.