Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

749 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Campagnaro, kishte marreveshje me Juventusin. Me pas largimi i Conte ka bere te deshtoje gjithcka. Tani ai deshiron…

FcIN – Campagnaro, kishte marreveshje me Juventusin. Me pas largimi i Conte ka bere te deshtoje gjithcka. Tani ai deshiron…
Ardi Deda

Akoma e dyshimte dhe e panjohur eshte e ardhmja e Hugo Armando Campagnaro. Ne oret e fundit ka perparuar hipoteza Genoa per te, nje emer qe gjithsesi, sipas asaj qe eshte mbledhur nga FcInterNews.it, nuk ka nje qendrueshmeri efektive. Agjenti i Hugo, sipas informacioneve te FcInterNews, ka biseduar vetem me dy skuadra ne Itali, dhe te dyja keto mundesi kane rene: opsioni i pare, pak si surprize, ishte Juventus: Antonio Conte dhe Beppe Marotta dukeshin me te vertete gati per te sjelle ne Torino mbrojtesin, por lamtumira e teknikut Conte ka bere te deshtonte gjithcka. Pista tjeter te conte ne kryeqytet, tek verdhekuqte: Roma kishte filluar te analizonte situaten por ardhja e tij ishte e lidhur me nje nisje te mundshme te Mehdi Benatia. Edhe kjo ide u rrezua perfundimisht, duke pare blerjen e Davide Astori.

Campagnaro gjithsesi ka qellim te luaje ne nje skuader te madhe, te pakten edhe per kete vit dhe Inter po kerkon bleres, edhe pse gjithcka e komplikon paga e lojtarit. Pritet nje reagim nga Atletico Madrid, qe kishte treguar interesim per te dhe do te ishte nje zgjidhje e pranueshme per lojtarin, sepse skuadra e trajnuar nga Diego Pablo Simmeone eshte nje klub i madh qe i siguron pagen aktuale prej 1,5 milione euro. Ne shtepine zikalter jane te vetedijshem se eshte i veshtire qendrimi i tij edhe pse Mazzarri eshte i gatshem te lere pas kraheve mosmarreveshjet qe kane patur se fundmi. Por Campagnaro e ka mendjen larg nga Inter, dhe nje lamtumire e tij edhe mund te ndihmoje klubin per te pershpejtuar kthimin e Rolandos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.