Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,026 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TMW – Interi nga e gjithe akademia ka quajtur te pashitshem vetem nje lojtar deri me tani!

TMW – Interi nga e gjithe akademia ka quajtur te pashitshem vetem nje lojtar deri me tani!
Inter Club Staff

Ka qene pa diskutim njeri prej lojtareve me te mire te akademise se Interit ne sezonin e kaluar. 

Aq i mire sa Spalletti ne fillim te ketij sezoni vendosi qe ta merte ne skuadren e pare pasi pa cilesite e tij nga afer ne turneun veror.

Po flasim per Zinho Vanheusden, belgun talent ne pronesi te Interit.

Por nese ai ishte me fat qe u fut ne radarin e Spallettit duke u promovuar edhe ne skuadren e pare, ai ishte aq i pafat sa pesoi nje demtim shume te rende qe e la jashte fushave per gjashte muaj qe ne shtator duke mos mundur te tregoje vlerat e tij ne skuadren e pare.

E keshtu, Interi vendosi ta huazoje ne merkaton e dimrit ne Belgjike tek Standarti i Liezhit ku nuk luajti aq sa pritej e kjo per faj edhe te demtimit duke qene se ai u rekuperua vone.

Gjithesesi, sipas asaj qe thuhet diten e sotme, Zinho Vanheusden eshte i destinuar te qendroje perseri ne huazim tek Standarti i Liezhit.

Sipas Tuttomercatoweb, kete vendim Interi e ka marre bashke me djaloshin dhe klubin belg.

Vanheusden eshte kerkuar nga Roma dhe Sassuolo ne tratativat per Nainggolan dhe Politano por ata kane marre nje ‘jo’ direkte nga ana e Interit.

Per momentin, Zinho Vanheusden eshte i vetmi lojtar i pashitshem i Primaveres zikalter e mbase me te eshte e dhe Emmers qe sezonin e ardhshem mund te luaje ne skuadren e pare.

Nderkohe Zinho Vanheusden do te vazhdoje huazimin e tij tek Standarti i Liezhit dhe Interi shpreson se ai do te jete gati sezonin e ardhshem duke pare se talenti dhe cilesite nuk i mungojne aspak.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.