Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,527 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Topi i Arte Zikalter | Inter – Fiore 2-1

Topi i Arte Zikalter | Inter – Fiore 2-1
Inter Club Staff

Mirsevini ne rubriken e perjavshme te se henes, Topi i Arte zikalter ku publikojme 3 lojtaret me te mire te ndeshjes te zgjedhur nga ju. Vendi i pare mer 5 pike, i dyti 3 pike, i pari 1 pike, e keto pike i bashkangjiten klasifikimit qe ka filluar nga java e pare e ketij kampionati.

Edhe kesaj jave nje fitore e madhe nga Interi, i cili edhe pse pesoi gol ne minuten e 60, arriti ta kthente rezultatin ndaj nje ekipi te madh si Fiorentina ne harkun e 20 minutave. Zikalterit hedhin kandidaturen e tyre per kampionat, duke bere te gjithe skeptiket e fillim sezonit te kafshojne gjuhen. Interi i Mazzarrit udhehiqet nga lojtare te cilet deri para pak javesh quheshin te mbaruar si Cambiasso, Jonathan, Alvarez, Campagnaro apo Ranocchia. Jane pikerisht ata qe jane kthyer ne pika te forta te Interit.

Le te fillojme me klasifikimin e kesaj jave:

Cambiasso 5 pike – I ashtuquajturi ‘plak’, mesa duket eshte rinuar ne drejtimin e Mazzarrit. Nje lider me plot kuptimin e fjales, nje kapiten i vertete. Shkelqen edhe ne nje mbremje jo te mire te ekipit. Pavaresisht golit me akrobaci prej bomberi te konsumuar, eshte i vetmi qe i permbahet detyres ne mesfushe. Rremben shume topa dhe nuk trembet fare nga mesfusha robuste e Fiorentines. I madh.

Alvarez 3 pike – Ne pjesen e pare eshte dinamo qe ushqen baterine zikalter. Kundersulmet tinzare nisin nga e majta e tij, me pas cmend San Siron me ndonje veprim te bukur. Ne pjesen e dyte zhduket, qe me pas shfaqet si nje fantazem ne momentin ku i servir asist drejt Jonathan qe braziliani e transformon ne gol. Vazhdon me paraqitjet e tij prej lojtari te madh.

Handanovic 1 pike – Hera e pare per te ne rubriken e Topit te Arte per kete sezon. Jo se ka luajtur keq, por per hir te vertetes ne ndeshjet e meparshme nuk ka pasur fare pune. Kete sezon Interi ka pesuar vetem nje gol ne aksion, ndersa golin dje e pesoi nga penalltia. Shpeton rezultatin ne pjesen e pare tek gjuajtjet e Rossi-t dhe te Joaquin, dy nderhyrje pothuajse te njejta qe bejne diferencen. I kujdesshem ndaj Ilicic dhe Ambrosinit me pas. Tregon vlerat e tij prej kampioni sapo i jepet mundesia.

Ky eshte dhe klasifikimi i Topit te Arte zikalter pas kater javeve te para te Serie A:

1) Alvarez 21 pike

2) Jonathan 6 pike

3) Campagnaro 6 pike

4) Cambiasso 5 pike

4) Milito 3 pike

5) Palacio 1 pike

6) Icardi 1 pike

7) Taider 1 pike

8) Handanovic 1 pike.

Alvarez vazhdon kryesimin i vetem dhe i shkeputur nga te tjeret…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.