Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

231 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tranjeri i Empolit, cfare sulmi pas ndeshjes: “E pabesueshme ajo qe sapo na ndodhi ndaj Interit. Edhe nipi im 4 vjecar do e…”

Tranjeri i Empolit, cfare sulmi pas ndeshjes: “E pabesueshme ajo qe sapo na ndodhi ndaj Interit. Edhe nipi im 4 vjecar do e…”
Inter Club Staff

Tranjeri i Empolit, Aurelio Andreazzoli ka folur per mikrofonat e Sky Sport ne fund te ndeshjes se djeshme dhe eshte treguar shume i ashper me arbitrin.

“Ideja jone ishte qe te benim gjithcka per te ndaluar kete force te ekzagjeruar qe perfaqeson Interi per Serie A.”

“Ata jane Kampionet e Italise. Eshte e pamundur shume here te perballesh me ta, por ne mundohemi gjithmone.”

“Ndonje situate te rendesishme e kemi pasur, e kemi mbajtur shume mire fushen e lojes, por me pas jemi penalizuar edhe nga kartoni i kuq.”

“Te luash 11 kunder 11 me Interin eshte e pamundur, imagjino te luash me 10 lojtare kunder nje superfuqie te tille.”

“Une i kam thene zevendesit te Inzaghit ne nje moment se a kishte me lojtare per te futur ne fushen e lojes per te bere golat te tjere (qesh).”

“Shihja qe Interi me zevendesimet nuk po e ulte nivelin e lojtareve por vetem po e rriste. Dicka shume e frikshme.”

“Arbitri i ndeshjes? Ka dy kategori: te mbrosh dhe te mos ofendosh. Une arbitrat nuk i kam ofenduar, por kam mbrojtur skuadren time.”

“Cfare po bente Valeri ne VAR? Si ka mundesi qe nuk u dha ajo penallti? Kjo eshte dicka me te vertete e rende, e ekzagjeruar.”

“Te humbas me Interin une e pranoj, por duhet te luajme me rregulla te barabarata. Edhe rasti i Ricchit ishte nje karton portokalli.”

“Nese ne VAR nuk shikon nje rast kaq te paster, atehere per cfare ekziston? Cfare po bente Valeri te rasti i penalltise sone? Ate edhe nipi im qe eshte kater vjec do e dallonte qe ishte penallti.”

“Pak se jam i penalizuar te luaj me nje skuader si Interi qe eshte ekstremisht me e forte se ne dhe duhet te luash 110 perqind te mos humbasesh me goleade, vetem VAR kemi mangut tani.”

“Une nuk dua asgje qe sme perket, dua gjerat qe me perkasin. Eshte kaq e thjeshte. Duhet drejtesi ne fushe per te gjithe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.