
Moviola e Gazzetta – Orsato, cfare pe ne ate moment? Kontakti Perisic-Hysaj…
Ndeshja ndermjet Interit dhe Napolit ku nga te dyja skuadrat kerkohej fitorja perfundoi me nje pike per koke.
Kjo ndeshje, u drejtua nga arbitri Daniele Orsato me personalitet dhe qe mbajti ne kontroll sfiden, por me nje gabim nga ana e tij qe mund ti kete kushtuar Interit nje rast te mire per gol.
Gazzetta dello Sport ka shkruar per moviolen e ndeshjes se djeshme.
Ja cfare shkruhet ne faqet e te perditshmes Italiane:
“Arbitri vershelleu pak, duke lejuar ne shumicen e kohes qe te lejonte vazhdimin dhe zhvillimin e lojes. Ne pjesen e pare tregon nje karton te verdhe per Allan pas nje nderhyrje nge prapa te tijen ndaj Icardit.”
“I ndeshkuar me te verdhe edhe Gagliardini per nje nderhyrje te forte ndaj Mertens.”
“Ne pjesen e dyte dyte rrezikon te verdhin edhe Hysaj i cili ishte autor i dy nderhyrjeve qe meritonin te verdhe ndoshta ndaj Cancelo dhe Rafinha.”
“Por ajo qe nevrikosi me shume Interin ishte kur arbitri ndalon Perisic qe po hynte ne zone nga ana e majte e saj: u vershellye nje faull me disa sekonda vonese ndaj Hysaj por replay ngre dyshime per kete vendim sepse nuk shikohet asnje faull nga ana e zikalterit.”
“Orsato i shpjegon Icardit se “e pashe mire se cfare ndodhi” ne ate moment. Ne finale nje i verdhe i rende mbi Albiol: ai preku topin me dore por gjate rreshqitjes ne nje nderhyrje ndaj Cancelos. Topi me pare prek trupin pastaj doren. Ok faulli, por mbase kartoni ishte i tepert.”
“I sakte edhe kartoni per Insigne.”
Kjo ka qene moviola nga Gazzetta dello Sport. E perditshmja italiane ka nxjere ne pah gabimin me te rende nga ana e arbitrit italian qe gjykoi shume keq ne momentin e dyluftimit te kroatit me shqiptarin. Perisic sapo kishte dribluar Hysaj dhe po shkonte ne drejtim te zones se Reines. Mbase ndonjehere duhen lene aksionet te vazhdojne dhe vetem ne fund te tyre te gjykohen nga VAR nese ka pasur ndonje nderhyrje per faull ose jo. Keshtu demtohet futbolli.