Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

782 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Inter nuk do te perfundoje si Leeds. Do rregulloj financat per 2-3 vjet dhe pastaj pro lojtareve BIG…”

Thohir: “Inter nuk do te perfundoje si Leeds. Do rregulloj financat per 2-3 vjet dhe pastaj pro lojtareve BIG…”
Donald Elmazi

Vijne fjale te tjera te Erick Thohir nga Indonesia. Behet fjale akoma per takimin qe pati presidenti zikalter me anetaret e Inter Club Indonesia, gjate ndeshjes Inter-Chievo.

Thohir ka folur me tifozet ne perfundim te pjeses se pare: “Fillimisht nuk mendoja se do behesha presidenti. Ne fillim te tratatives isha i perqendruar ne menaxhimin e klubit e jo te behesha nje simbol”.

Thohir i ka theksuar tifozeve se prioritet eshte riorganizimi i financave te klubit. Thohir eshte dukur optimist qe ky proces do te kompletohet brenda 2-3 vjetesh.

Thohir ka folur edhe per merkaton e janarit, nje merkato per te shume pak strategjike: “Sesioni i merkatos se janarit eshte i shkurter dhe e vlefshme vetem per gjysem sezoni”, ka qartesuar presidenti.

Kur i eshte kerkuar per kampione si Messi, Thohir ka thene qe keta lojtare mund te blihen dhe te enderrohen vetem nese klubi eshte i stabilizuar ekonomikisht. Ka nenvizuar klubet angleze qe mund te lejojne edhe blerje te paimagjinueshme fale fitimeve ekonomike.

Nje situate qe Inter nuk po e perjeton ne kete moment. Port Thohir ka premtuar qe klubi nuk do te fundoset: “Ne nuk do te perfundojme si Leeds United, nuk duam te jemi si ata qe u shperfytyruan sepse nuk ishin gati”, tha Thohir, duke iu referuar klubit qe fitoi Premier Leaguen ne 1992.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.