Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

245 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tranjeri i Shakhtar, De Zerbi paralajmeron Interin: “Te behen gati. Ne po vime ne Milano per…”

Tranjeri i Shakhtar, De Zerbi paralajmeron Interin: “Te behen gati. Ne po vime ne Milano per…”
Inter Club Staff

Kundershtari i radhes i Interit ne Champions League do te jete Shakhtar Donetsk ne daten 24 nentor, ne San Siro.

Kjo do te jete nje ndeshje shume e rendesishme per kalimin e turit, dicka identike me ate qe ndodhi vjet, kur Interi e luajti kalimin e turit pikerisht ndaj Shakhtar.

Nderkohe, per kete takim ka folur edhe tranjeri i Shakhtar, Roberto De Zerbi, i cili i ka hapur nje sfide skuadres zikalter.

Si po ecen puna me Shakhtar?

“Jemi ende ne fillim. Por jam i lumtur me rritjen qe ka pesuar skuadra. Per nga menyra se si jam futur ne nje realitet te ri, ndihem mire.”

Veshtiresia me e madhe?

“Me siguri gjuha. Eshte e veshtire. Une i drejtoj stervitjet ne gjuhen italiane, kam dy perkthyes te mrekullueshem.”

“Por ndonjehere perdor edhe ndonje fjale anglisht apo spanjisht. Nderkohe, djemte po sforcohen te kuptojne edhe italisht.”

Pse vetem nje pike ne Champions?

“Sepse aq kemi merituar. Por cdo ndeshje ka nje histori me vete. Me Interin kemi barazuar duke luajtur mire. Me Realin kemi humbur ne shtepi 0-5 por deri ne minuten e 51 ishte nje ndeshje e barabarte dhe ishim 2-0 per ata.”

Vendi i trete i pamundur?

“Une po mendoj vetem per ndeshjen ne Milano. Te behen gati te gjithe. Ne po shkojme atje per te bere gjithcka per te fituar dhe te marrim ne shtepi tre piket. Vetem keshtu mund te enderrojme per vendin e trete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.