Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

258 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Travisani i bashkohet korit ‘kunder Interit’: “Interi ka nje nga sulmet me te mira ne Europe, por derbin do e fitoje Milani sepse…”

Travisani i bashkohet korit ‘kunder Interit’: “Interi ka nje nga sulmet me te mira ne Europe, por derbin do e fitoje Milani sepse…”
Inter Club Staff

Nje nga ata qe kane folur per derbin ndermjet Interit dhe Milanit ne studiot e Sky Sport ka qene edhe Riccardo Trevisani, i cili ka vene vemendjen te shume duelet qe mund te shohim ne San Siro.

LULA – “Sulmet e dy skuadrave jane shume te forte. Lukaku-Lautaro kane treguar se mund te jene nje nder dyshet me te forta ne Europe.”

“Ibrahimovic? Covid e ka mbajtur jashte fushave per 15 dite, nuk eshte pak, edhe sepse ai ka nje moshe te caktuar.”

“Nderkohe, bashkepunimi ndermjet Lukaku dhe Lautaro eshte i veshtire te permiresohet. Lautaro nuk ka qene kurre linear.”

“Deri te Covidi, ai ka qene per noten 9. Me pas, as per note kaluese. Por eshte nje lojtar qe me Lukaku plotesohet.”

“Sanchez nderkohe mund te marre disa minuta te rendesishme nese do te jete mire e nuk do te kete asnje problem.”

DUELI – “Ka nje zone te fushes ku do te vija telekameren: dueli ndermjet Hakimi dhe Theo Hernandez do te jete shume i bukur.”

“Ne karte jane dy mbrojtes por ne fakt jane dy regjizore. Interi ka shume lojtare te forte dhe njeri prej tyre eshte Hakimi. Une e quaj me te gatshem se Theo.”

“Jane permiresuar qe te dy, por Hakimi ka filluar menjehere si nje furi e vertete. Do te ishte e pabesueshme nese ai nuk do te arrije dy shifrat ne kete sezon.”

FAVORIT? – “Favoritja per mua? Interi ka shume probleme prapa dhe them Milani kesaj radhe. Mendoj se ata do ta fitojne derbin.”

CHAMPIONS – “Eshte nje grup ku nese arrin i treti, do duhet te cmendesh qe arrite i treti. Jane grupe jo te lehta ama. Interi gjithmone ka pasur grupe me te veshtira, por tani duhet ta kaloje grupin sepse eshte shume me e forte se Shakhtar dhe se Borussia.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.