TS jep lajmin e keq per Gosens: “Eshte nje lojtar shume i pafat: askush nuk e kishte menduar qe…”
“Robin Gosens mund ta quajme pa frike nje nga lojtaret me te pafat ne skuadren e Interit nese shohim ate qe ka ndodhur”.
Keshtu e nis shkrimin e saj Tuttosport pe gjermanin e Interit, e cila edhe e shpjegon me vone se pse e quan keshtu lojtarin.
“Robin Gosens erdhi tek Inter edhe pse ishte i demtuar: ndodh rralle, por tregon se klubi ka pasur besim se ai do te behej titullar tek Inter”.
“Ai erdhi, u sherua nga demtimi por perpara tij gjeti nje Ivan Perisic te pandalshem per formen qe po kalonte”.
“Edhe per Marcelon e koherave me te mira do te kishte qene veshtire ti zinte vendin nje lojtari si Ivan Perisic sezonin e shkuar”.
“Nderkohe, tani Gosens eshte aq i pafat, sa po shikon perpara tij lojtarin me ne forme ndoshta ne skuadren zikalter”.
“Behet fjale per Federico Dimarco, i cili ka qene i pabesueshem deri me tani dhe i ka dhene skuadres se Inzaghit ate qe ai ka kerkuar nga krahu i majte”.
“Gjermani priste te luante te pakten nga minuta e pare ndaj Viktorias por as kjo nuk ndodhi. Dhe fusha i dha te drejte Dimarcos, sepse ai beri nje tjeter ndeshje shume te mire, duke dhene edhe assist”.
“Tani Robin po sheh me kujdes per ndonje zgjidhje e nuk eshte aspak e pamundur qe ai te largohet gjate merkatos se dimrit”.