
TS jep lajmin: “Inter, nuk ka asnje dyshim: Marotta ka mbyllur blerjen me paramter zero te lojtarit…”
Njerezit e merkatos se Interit, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio, po presin rrugen e lire nga Suning per te nisur merkaton.
Nuk eshte e thjeshte, duke pare pandemine qe ka kapluar boten, por ata jane me te qete pasi jane respektuar te gjitha pagesat brenda dates 31 mars sipas asaj qe kerkonte UEFA.
Nderkohe, Tuttosport ne numrin e saj te perditshem sot ka dhene lajmin per nje blerje pothuajse te mbyllur te Marottes.
“Behet fjale per nje lojtar qe adminstratori i deleguar i Interit e ka ndjekur prej kohesh dhe tashme eshte ne kontakt te vazhdueshem me agjentin e tij.”
“Po flasim per Nikola Maksimovic, 29 vjec, lojtar te Napolit qe luan si mbrojtes qendror dhe qe eshte ne skadence kontrate.”
“Lojtari mund te marre keshtu vendin e Ranocchias keshtu qe mund te largohet ne fund te ketij sezoni edhe ai me parameter zero.”
“Nderkohe, ne kete repart pritet te largohet edhe Aleksandar Kolarov, por per ta zevendesuar ate mbase do te kerkohet nje lojtar qe luan me te majten.”
“Per sa i perket Maksimovic, transferimi i tij tek Interi po duket gjithmone e me i sigurt: ai do te kete nje kontrate tek Interi rreth 2,5-3 milione euro.”