Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

755 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

The Guardian zbulon arsyen e vertete se pse Real Madrid ka shitur Hakimi tek Interi: “Me sa duket…”

The Guardian zbulon arsyen e vertete se pse Real Madrid ka shitur Hakimi tek Interi: “Me sa duket…”
Inter Club Staff

Blerja e Achraf Hakimi nga ana e Interit vazhdon qe te beje te flitet shume ne nivel europian edhe pse kane kaluar muaj.

Ai ka qene praktikisht goditja me e madhe e Serie A per sa i perket merkatos se veres dhe kjo blerje mban firmen e Ausilios dhe Marottes.

Interi per rreth 40 milione euro ka arritur te marre ne shtepi nje nga lojtaret me te talentuar ne nivel europian dhe nje nga mbrojtesat e krahut me te mire ne bote.

Ai eshte blere nga Reali i Madridit dhe te shumte kane qene ata qe kane pyetur veten se si ka mundesi qe Interi e mori me kaq lehtesi ate nga Reali, nje klub qe nuk para i leshon lehte talentet.

“Reali i Madridit ka qene i detyruar ta shese per shkak te humbjeve te medha ekonomike kete vere nga pandemia.”

“Ja pse edhe Tottenham ka perfituar dhe ka marre Reguilon, nje mbrojtes i krahut te majte me nje potencial fantastik.”

“Edhe Interi i Antonio Contes ka perfituar nga kjo situate e Ral Madrid duke blere Hakimi, qe ka shenuar nje gol dhe ka dhene dy assist ne me pak se 120 minuta ne Serie A.”

“Por diferenca ndermjet Interit dhe Tottenham eshte edhe se Interi nuk ka asnje te drejte riblerje ne favor te Real per Hakimi ndersa Tottenham per Reguilon e ka dhe ky nuk eshte aspak nje lajm i mire nese lojtari shperthen”, zbulon The Guardian.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.