Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

707 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TS zbulon: “Inter, Inzaghi po mendon per dy lojtare ndaj Romes ne ndihme te Lukaku? Nga minuta e pare edhe…”

TS zbulon: “Inter, Inzaghi po mendon per dy lojtare ndaj Romes ne ndihme te Lukaku? Nga minuta e pare edhe…”
Inter Club Staff

Romelu Lukaku ka ndezur motorret dhe eshte gati qe te jape ndihmen e tij per Interin ne fushen e lojes.

Ai pritet te rikthehet nga minuta e pare pikerisht ne ndeshjen ndaj Romes, e cila do te luhet te shtunen e ardhshme.

Nderkohe, Tuttosport ka zbuluar edhe dy levizje ne formacionin e Interit, qe pritet te ndihmojne jo pak Romelun:

“Inzaghi do e kete Lukakun te rikthyer. Me siguri, ndaj Romes, belgu do te jete i rekuperuar dhe gati per te luajtur”.

“Por bashke me te, Inter pritet te kete disa ndryshime te rendesishme ne formacionin e saj nga minuta e pare”.

“Inzaghi po mendon per lojtare qe mund te ndihmojne belgun qe te shenoje me shume, me disa topa te sakte duke shfrytezuar centimetrat dhe forcen e tij.”

“I pari eshte Dimarco, nje lojtar qe eshte shume i sakte me kroset e tij, dhe qe do te ndihmoje Lukaku nga krahu i majte”.

“Por nje arme tjeter per Interin mund te jete edhe Acerbi, i cili shpesh gjate aventures se tij te Lazio ka peshkuar ne sulm Immobile me topa te gjate. Pak a shume si gjate epokes Conte ku De Vrij kerkonte Lukaku me topa te gjate. Dicka qe ka kohe qe nuk shihet me…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.