Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,703 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro-Barcelona: ja e verteta! Demi zikalter eshte nje nga te perzgjedhurit e Contes!

Lautaro-Barcelona: ja e verteta! Demi zikalter eshte nje nga te perzgjedhurit e Contes!
Inter Club Staff

Bomba e merkatos e leshuar nga Radio La Red ne Argjentine sipas te ciles Barcelona ishte e gatshme te paguante klauzolen per te blere Lautaro Martinez nga Interi, duket se ka gjetur hapsire edhe tek Gazzetta dello Sport. 

Por kjo sepse e perditshmja italiane ka hedhur poshte keto zera. Nuk ka asgje te vertete sipas tyre dhe Toro nuk eshte ne merkato nga Interi dhe as Barcelona nuk eshte e gatshme te paguaje klauzolen.

Sipas tyre, Barca deshiron te rimarre ne shtepi Neymar dhe nuk ka prioritet asnje emer tjeter.

Nderkohe, Il Toro, demi zikalter eshte nje nga lojtaret e perzgjedhur nga Conte dhe shihet si nje pike e ndalur e Interit te tij. Ne pritje te Lukaku dhe fatit te Icardit, Lautaro duket i sigurt ne mendjen e Contes.

Lautaro do te filloje te punoje me skuadren zikalter te Contes me vone se te tjeret sepse do te jete ne Kupen e Amerikes ende dhe nese kualifikohet, do te jete deri te dielen me ta.

Per te nuk do te kete as turne ne Lugano e as ne turneun aziatik: ai pritet te marre tre jave pushime per tu rekuperuar plotesisht. Ai do te rikthehet kur Interi te jete ne Itali dhe do te jete gati per ndeshjen e Londes ndaj Tottenham (miqesore).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.