Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

435 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

TS zbulon: “Inter-Oaktree, ndryshon gjithcka? Reuters konfirmon se amerikanet tashme…”

TS zbulon: “Inter-Oaktree, ndryshon gjithcka? Reuters konfirmon se amerikanet tashme…”
Inter Club Staff

Zyrtarizimi diten e djeshme per maksi-financimin prej 275 milione eurosh te Oaktree Capital nuk mjafton per te mbyllur ceshtjen e aksioneve tek Interi.

Gjithcka me sa duket eshte e lidhur me 31.05% te aksioneve te zikalterve qe jane ne duart e LionRock Capital.

Keto aksione duket se do te perfundojne ne duart e fondit kalifornian shume shpejt, gjithmone nese nuk kane kaluar tashme.

“Suning ka ngritur nje tymuese te madhe ne kete pike, per te mos treguar detaje, por me sa duket, nuk ka me asnje dyshim per kete.”

Keshtu shkruan me siguri Tuttosport, e cila tregon edhe me vone ate qe ka thene Reuters diten e djeshme: “Nje pjese e financimit do te perdoret per te blere ne nje moment te dyte kuotat e Lion Rock tek Interi.”

“Pra, ndryshon gjithcka: Oaktree nuk do te jete vetem nje financues te zikalterit por do te behen shume shpejt aksioner ne minorance me 31.05% te aksioneve te Interit”.

Duket se keto te dhena kane ardhur nga dy burime shume afer kesaj tratative dhe tashme dyshimet jane shume te pakta.

Nderkohe, e perditshmja torineze tregon se pervec se ne Bordin Drejtues te zikalterve do te futet noteri i njohur Carlo Marchetti, pritet qe keshilltari i dyte te mos jete Federico Ghizzoni i Unicredit, ashtu si u perfol ne fillim.

Mbetet per tu kuptuar ne kete moment se pse Suning nuk e tregon cdo gje me detaje se cfare ka ndodhur dhe cfare do te ndodhe me 31.05% te aksioneve te LionRock.

“Ne kete moment qarkullojne dy shpjegime per kete. Suning, qe sapo eshte shpetuar nga nderhyrja e qeverise kineze, e ka shume te veshtire te justifikoje perfshirjen e saj tek Interi ne Kine.”

“Per me shume, si mund ta shohin komunistat kinez bashkepunimin e Suning me nje fond amerikan? Pikerisht me amerikanet me te cilet Pekini nuk i ka mardheniet aspak te mira…”

“Nderkohe, ka edhe nje hipoteze tjeter: Suning dhe Lion Rock mund te kene mosmarreveshje me njera-tjetren dhe me mire qe te mos behet e madhe asgje per te dyja palet deri sa te marre fund cdo gje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.