Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

766 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport i habit te gjithe: “Marotta arrin marreveshjen per nje super parameter zero? Behet fjale per…”

Tuttosport i habit te gjithe: “Marotta arrin marreveshjen per nje super parameter zero? Behet fjale per…”
Inter Club Staff

Roli i zevendesit te Lukakut eshte nje rol me nje rendesi te vecante ne shtepine e Interit prej javesh tashme.

Nese ky emer mund te jete Gervinho ne kete janar, ku nje shkembim huazimesh me Pinamontin duket se eshte i mundur, ne qershor klubi zikalter ka vene ne shenjtester nje emer te madh.

Behet fjale per polakun e Napolit, Arkadiusz Milik, mbi te cilin po punohet prej javesh dhe ai konsiderohet si nje goditje e veres.

Kete ka shpjeguar sot Tuttosport e cila ka nenvizuar: “Ne javet e fundit Interi ka filluar kontaktet e vazhdueshme me sulmuesin polak qe eshte nje lojtar jashte skuadre te Napoli.”

“Ideja fillestare eshte qe te fitohet kjo lufte me Juventusin, e cila po lufton gjithashtu per sherbimet e tij ne fund te sezonit.”

“Arsyeja kryesore qe Interi deshiron te arrije tek ai eshte e njohur tashme: Inter deshiron qe te marre ne skuader nje lojtar te besueshem qe te luaje me Romelu Lukaku, por qe te jete edhe zevendsi i tij kur te jete nevoja.”

“Duhet te jete nje sulmues tipik, i afte me te dy kembet (edhe pse i perferuari i Contes ka qene Edin Dzeko…) dhe te kete eksperience.”

“Nderkohe, arsyeja e dyte eshte edhe me pak e besueshme: Milik mund te perdoret nga Interi edhe per te zevendesuar Lautaro Martinez nese ai largohet ne rast te ndonje oferte 111 milione euro nga ndonje skuader europiane, por kjo shihet si dicka e pamundur ne kete moment.”

Inter – ashtu si Juventusi – nuk ka ndermend te beje asnje levizje per ta marre lojtarin ne janar, duke pare se Aurelio De Laurentiis kerkon shume.

Kerkesa e tij eshte plot 18 milione euro per kartonin, dhe maksimumi mund te ulet ne 15 milione euro ne kete dritare merkatoje.

Por asnje klub nuk deshuron te paguaje kaq shume nje lojtar qe vetem pas gjashte muajsh do mund te transferohet me paramter zero.

Pastaj, nuk mund te investohet kaq shume per nje lojtar qe ka zbritur per here te fundit ne fushe me fanellen e Napolit ne daten 8 gusht.

Interi ne vecanti, nuk deshiron te perdore parate qe do te fitohen nga Matteo Politano (Napoli i ka borxh 2/3 e pageses se kartonit e do te paguhen gjate mujave ne vazhdim).

Por shume do te varet edhe nga vete Milik: ai mbase do te kerkoje nje skuader ku do te luante titullar, por Interi do i ofroje nje vend te rendesishem ne sulm ku ai do te ishte pjese e rotacionit te Contes.

Pak a shume do te ishte nje lojtar qe do te luante goxha, e te luash per nje skuader qe lufton per vendet e para ne klasifikim nuk eshte njesoj si te luash per nje skuader tjeter qe nuk lufton per asgje.

Ne kete moment lojtari kerkon nje page prej 6 milione eurosh dhe Interi mund ta arrije me disa bonuse.

Madje ka edhe nga ato zera qe e japin lojtarin si nje lojtar te ardhshem zikalter, dhe betohen per kontakte te aferta te agjentit te tij me Marotten.

Por gjithcka do te merret vesh ne javet ne vazhdim: duke filluar nga data 4 janar nderkohe, Milik i lejohet me ligj qe te nenshkruaje nje kontrate me nje skuader tjeter duke qene se eshte ne skadence kontrate ne daten 30 qershor 2020.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.