Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

535 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport i paralajmeron te gjithe: “Behuni gati: Inzaghi pas pushimeve do te kete nje arme me shume.”

Tuttosport i paralajmeron te gjithe: “Behuni gati: Inzaghi pas pushimeve do te kete nje arme me shume.”
Inter Club Staff

Ne kete moment qe po flasim, Interi eshte me pushime per shkak te festave, por programi i personalizuar per lojtaret nga shtepia ka filluar.

Ata duhet te mbajne trupin ne forme perpara rikthimit ne Appiano Gentile sepse kampionati do te rifilloje shume shpejt.

Nderkohe, diten e sotme Tuttosport ka dashur te paralajmeroje te gjithe per rikthimin e nje lojtari ne skuadren zikalter.

Ja cfare shkruajne ata: “Tek Interi mezi i kane pritur pushimet edhe per arsye te demtimit te nje lojtari pak kohe me pare.”

“Behet fjale per Joaquin Correa qe do e rifilloje vitin e ri 2022 duke u rikthyer ne skuader per te provuar shanset e tij.”

“Nese mendoni se Interi ishte i rrezikshem me nje si Alexis Sanchez ne stol, atehere cfare duhet te themi kur Interi te kete edhe Sanchez edhe Correa gati per tu futur?”

“Me te vertete nje sulm shume i rrezikshem. Tani Correa por edhe Inzaghi shpresojne qe demtimet te kene marre fund dhe ai te jete arma me shume e keti Interi ne sprintin final per Scudetton.”

“Nder te tjera, Correa po rikthehet ne kohen e duhur dhe rikthimi i tij nuk eshte forcuar. Inzaghi ka besim tek ai dhe do e tregoje kete gje edhe duke e aktivizuar argjentinasin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.