Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

539 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Inter, tani objektivi eshte te shkojme perpara ne Europa League dhe te mendojme per rikthimin ne Champions. Sassuolo, dua 3 piket”

Thohir: “Inter, tani objektivi eshte te shkojme perpara ne Europa League dhe te mendojme per rikthimin ne Champions. Sassuolo, dua 3 piket”
Ardi Deda

Erick Thohir, gjithmone ne kuader te takimit me tifozet sot ne Giacarta, shpjegon ate qe duhet te jete nje nga objektivat kryesore jashte fushes te Interit, qe eshte ai i rindertimit te nje raporti shume te mire me tifozerine, vecanerisht me mbeshtetesit anembane botes. Por kjo, sipas tij, nuk do te ndodhe deri sa skuadra te vizitoje personalisht shtetet ku ndodhen bazat kryesore te tifozeve dhe nuk do te studioje aktivitete te dedikuara. Dhe ne kete pike nuk mohon qe Inter po zhvillon bazen e fansave dhe sponsorizimet globale. Me pas perserit nje objektiv: “Vitin e kaluar kemi hyre ne Europa League, kete vit objektivi eshte te shkojme perpara ne kete turne, dhe ndoshta te arrijme ne Champions”.

Thohir ka perseritur edhe rendesine e racionalizimit dhe rinimit te organikes: “Te kesh nje organike me te re po behet gjithnje e me e rendesishme ne futbollin modern, ku futbolli eshte gjithnje e me shume fizik dhe duhet te vrapohet vazhdimisht. Futbollistet me pervoje jane te rendesishem sepse dine te ndertojne mire lojen, por kur behet fjale per duele fizike eshte e natyrshme qe nevojiten futbolliste te rinj qe jane shume me te forte”. Me pas, vemendja ne ndeshjen e se dieles me Sassuolon: “Shpresoj qe skuadra te arrij te mare tre piket e para, ne ndeshjen e pare kemi mare vetem nje pike ne transferte. Do te shoh ndeshjen drejtperdrejte”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.