Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

752 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Interi ka nje lajm shume te keq per Keita Balde: duket se drejtuesit zikalter…

Corriere – Interi ka nje lajm shume te keq per Keita Balde: duket se drejtuesit zikalter…
Inter Club Staff

Ai ka qene nje nga notat me negative te Interit ne transferten e Bergamos. 

Zikalterit humben nje nga ndeshjet me te dobta qe prej ardhjes se Spallettit ne Milano sepse u carmatosen totalisht nga nje super Atalanta.

Por pertej rezultatit, shume ishin lojtaret qe nuk arriten te linin dot gjurme ne kete ndeshje dhe qe nuk e ndihmuan dot Interin.

Spalletti ne pjesen e dyte hodhi ne fushe Keita Balde, sic shpesh ka bere kete sezon, por Keita deshtoi totalisht ne cdo gje qe beri ne fushe.

Inkursione pa kuptim, pasime te gabuara, driblime te tepruara dhe ndonjehere dilte me top jashte fushes ne kerkim te driblimeve.

Per kete kane folur sot ne Itali edhe Corriere dello Sport dhe Tuttosport te cilat kane tentuar te zbulojne te ardhmen qe e pret Keita Balde ne fund te sezonit:

“Deri me tani nuk mund te thote dot askush qe Keita Balde ka shkelqyer me Interin, perkundrazi.”

Nder te tjera, ne shkrimin e tyre vihet re se si Lautaro Martinez ka luajtur shume me pak se Keita Balde:

“Senegalezi pervec se nuk ka arritur te shenoje akoma, rralle here ka arritur te ndikoje tek ndeshjet e Interit. Rendimenti i tij deri me tani eshte shume larg nga ai qe ka shpresuar Interi kur ka menduar te investoje tek ai.”

“Ne kete moment duket se Interi dhe drejtuesit zikalter kane nje lajm te keq per te: 34 milione euro per blerjen e tij ne fund te sezonit zikalterit nuk do i shpenzonin kurre.”

Por kur hedh syte nga skuadra, shikon qe sulmuesat e krahut bashke me Perisic (me perjashtim te Politanos) deri me tani kane deshtuar te ndihmojne aq sa duhet Interin dhe lind pyetja:

Pse nuk i jepet nje shans i mirfillte Lautaro Martinez qe nuk mund te kaloje nje sezon te tere si zevendes Icardi…

A do te beje dicka te tille Spalletti? Nuk dihet ende. Ajo qe te gjithe duan eshte te shohin Lautaron me shume ne fushe sepse e meriton.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.