Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

372 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Ja 10 rregullat e hekurta qe Conte i ka vene skuadres per Skudeton! “Gjobe per cdo lojtar qe…”

SPECIALE –  Ja 10 rregullat e hekurta qe Conte i ka vene skuadres per Skudeton! “Gjobe per cdo lojtar qe…”
Inter Club Staff

Interi po fluturon me ritme te shpejta dhe objektivi i madh eshte fitimi i Skudetos ne fund.

Kampionati zikalterve i mungon qe nga sezoni legjendar i Tripletes. Keshtu, sipas La Gazzetta dello Sport, ne Appiano Gentile, Conte ka vendosur “10 rregulla” per te fituar titullin.

Le ti marrim ato me radhe, te cilat jane mjaft zbavitese dhe te bukura:

1) DHOMAT E ZHVESHJES – Grupi do te jete mbi cdo gje. Nuk ka hapsire per individualitete, gjithcka duhet te rretullohet te objektivi i skuadres.

Ky eshte nje koncept i shenjte qe nuk duhet te preket dhe qe tregohen ne cdo fjale qe protagonistet thone, edhe ata qe perdoren me pak.

2) EKSPERIENCA – Conte, pas Atalantes, ka thurur elozhe per Kolarov: nuk jane fjale te rastesishme keto per serbin.

Ne grupin zikalter, ka pak lojtare qe jane mesuar te fitojne dhe me eksperience, e nder ta eshte edhe Kolarov, Sanchez, Vidal dhe Young. Ata jane shembulli me i mire per te rinjte.

3) COVID – Duke pare koherat, duhet bere kujdes maksimal per sjelljet e lojtareve e mbi te gjitha ato jashte fushes se lojes.

Conte ka kerkuar qe te limitohen sa me shume kontaktet ekstra-fushe si menyra me e mire per te mbajtur sezonin e Interit te paprekur nga infektime.

4) RELAX – Nga seksi deri te jeta ne familje: diktati ka qene gjithmone ai qe te stresohen sa me pak lojtaret nga ana fizike dhe te pushojne qe te rekuperojne shpejt nga ndeshja ne ndeshje.

5) GRUMBULLIMET – Stop grumbullimet peprara ndeshjeve, ashtu si eshte vendosur nga Conte duke pare edhe ndeshjet e aferta kete sezon. Por besimi nuk duhet thyhet, lojtaret duhet te pushojne ne shtepi.

6) PRESING – I njejti Conte ka shpjeguar me shume se nje here: sapo humbet topi, skuadra duhet te jete agresive ne 5-6 sekondat e para.

Pas kesaj periudhe, nese topi eshte ende ne kembet e kundershtareve, atehere te gjithe ne pozicione mbrojtese prapa.

7) DIETE – Ne menyre te vecante nje kujdes per dieten, ashtu si eshte shpjeguar dje edhe nga Lukaku.

Nutricionisti Pincella ka studiuar nje plan ushqyes dhe te ndryshem per cdo lojtar te Interit ne skuader dhe te gjithe kane nje tabele per te ndjekur.

8) ASNJE LLOGARI – Do te mendohet ndeshje pas ndeshje, ne fushe gjithmone do te luaje skuadra me e mire pa menduar te kartonat apo te kalendari.

Besim maksimal te te gjithe lojtaret e skuadres: nese do te mungoje nje lojtar, atehere do te luaje nje tjeter.

9) STUDIM – Per te fituar nuk duhet menduar vetem per futbollin qe ti ben, por edhe duhet studiuar kundershtari.

Ketu futet ne loje analizimi i lojes se rivaleve, me te gjithe punen qe behet me video dhe raportet per skuadren kundershtare.

10) KARTONAT E KUQ JANE TE NDALUAR – Nuk eshte nje ceshtje e vecuar fakti se Interi eshte skuadra e dyte me me pak kartona te verdhe dhe skuadra e pare me me pak kartona te kuq.

Vetem Sensi me Lazion ka marre nje te tille. Conte kerkon nje kujdes maksimal per lojtaret dhe per kartonat e kuq. Duhet evituar ne cdo menyre qe skuadra te vihet ne veshtiresi.

Ne rast te kundert, do te kete nje gjobe teper te majme per lojtarin, fiks ashtu si ndodhi edhe per Vidal ne Champions.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.