Van Gaal jep lajmin e pare te keq per De Vrij: “Jam i sigurt qe De Vrij nuk do te luaje per…”
Per Interin diten e djeshme ka ardhur lajmi me i keq i mundshem per sa i perket demtimeve te lojtareve te saj.
Eshte demtuar nje nga kolonat me te rendesishme te skuadres zikalter teksa luante me kombetaren e tij: pikerisht Stefan De Vrij.
Lojtari ka dale nga fusha e lojes ne minuten e 89 me nje dhimbje te forte ne kofshen e kembes se djathte.
Por nga menyra se si ndodhi gjithcka dhe nga veshtiresia e madhe per te ecur e hollandezit, mendohet te jete nje demtim serioz muskular.
Si per te konfirmuar gjithcka, edhe tekniku i Hollandes, Louis Van Gaal, ne konference per shyp ka thene:
“Jam i sigurt qe De Vrij nuk do te luaje per Hollanden ne ndeshjen e se martes kunder Norvegjise ne shtepi.”
“Ai ka pesuar kete demtim jashte qe besoj do e mbaje jashte kesaj ndeshje. Eshte e sigurt qe ne vendin e tij do te luaje De Ligt.”
E me sa duket, nje frike jo e vogel vjen edhe nga fjalet e Van Gaal me Interin qe eshte ne ankth per te marre vesh sa do te mungoje De Vrij.