Van Gaal kapet edhe me Dumfries: “Nuk e kuptoj cfare ndodhi me ta. Per nje gabim ne pasim per pak sa nuk…”
Diten e djeshme ka pasur nje finale ndeshje me zemer ne dore te Hollandes ne ndeshjen e tyre ndaj Letonise.
Ka qene nje sukses i bazuar te nje gol i vetem i Davy Klaassen, por fitorja u sigurua vetem nga nje super pritje e portierit Justin Bijlow.
Gjithcka ndodhi ne minuten e fundit te ndeshjes, ku portieri titullar i Hollandes beri nje mrekulli per tu mbajtur mend.
Nderkohe, direkt pas ndeshjes, tranjeri hollandes Van Gaal eshte shprehur shume i pakenaqur me ate qe ka pare ne fushe.
Ai i ka terhequr ‘veshin’ edhe Dumfries por edhe Frenkie De Jong per nje gabim qe ata te dy bene ne fundin e ndeshjes.
“Nuk e kuptoj cfare ndodhi ne ate moment. E kam shume te veshtire ta kuptoj edhe pse mund ta shoh disa here si skene.”
“Per pak sa nuk beme nje gol vete. Nje gol te falur ne porten tone. Ishte nje pasim per Frankie de Jong per Denzel Dumfries. E me pas nga aty gjerat shkuan si mos me keq.”
“Ne 20 minutat e fundit duhet te pasosh topin. Nuk duhet te mendojme per publikun e per ti kenaqur ata. Duhet fitorja. Pasi te sigurojme Boterorin, atehere bejme spektakel. Keto ndeshje jane shume te veshtira.”