Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

485 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vidal, cfare fjalesh: “Haaland? As mos guxoni ta krahasoni me Lukaku dhe Lautaro: kjo sepse ai eshte…”

Vidal, cfare fjalesh: “Haaland? As mos guxoni ta krahasoni me Lukaku dhe Lautaro: kjo sepse ai eshte…”
Inter Club Staff

Gjate nje interviste per TNT Sports, Arturo Vidal ka folur edhe per bomberin e ri te Borussia Dortmund. Erling Haaland.

“Haaland eshte nje lojtar i mire, por ai eshte ne skene vetem prej nje viti. Nuk mund te krahasohet ai me shoket e mi.”

“Ai nuk krahasohet dot me Romelu Lukaku apo Lautaro Martinez. Ata jane nje grad me lart se ai per gjithcka cfare kane bere.”

“Haaland eshte ende i ri, nuk eshte ende ne nivelin e Romelu, Lautaro apo Kylian Mbappe qe une mendoj se jane me lart.”

“Por te mos harrojme se ka edhe sulmuesa te tjere si Robert Lewandowski dhe Luis Suarez, qe nuk duhen lene menjane.”

“Jane me te miret ne bote”, thote nder te tjera Vidal qe hapur nuk mendon se Haaland eshte me i mire se Lautaro apo Lukaku.

Nderkohe, ai flet edhe per demtimin: “Gjuri im eshte mire. Me eshte dashur pak me shume kohe, sepse operacioni ka qene i shpejte, por pata disa probleme.”

“Isha pothuajse gati per te luajtur, por duke karikuar shume veten ne stervitje u demtova dhe e lendova perseri gjurin dhe bashke me klubin vendosa te pres edhe pak dhe te rekuperohem mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.