Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,051 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Inter dhe Perisic, shenja ‘paqeje’ ne stervitje: ja video ku shihet Mauro Icardi dhe Ivan Perisic teksa luajne bashke

VIDEO – Inter dhe Perisic, shenja ‘paqeje’ ne stervitje: ja video ku shihet Mauro Icardi dhe Ivan Perisic teksa luajne bashke
Inter Club Staff

Prova per nje paqe qe do te zgjase te pakten deri ne fund te sezonit? Me shume mundesi eshte keshtu. 

Ose te pakten keshtu shpresojne te gjithe ne ambjentin zikalter: duke filluar qe nga Luciano Spalletti e duke perfunduar deri tek tifozet me te thjeshte zikalter.

Ai dje mund te kete qene thjesht nje pasim “banal” per nje shok skuadre ne stervitje, ose mund te kete qene dicka shume me shume se aq por kjo gje do te zbulohet ne ditet ne vazhdim.

Mbase ku i dihet, tani me demtimin e Lautaro Martinez, do te jete pikerisht Icardi ai qe do te pasoje per Perisic apo ky i fundit per Icardin (e kujtoni ‘dont worry, i will find you?’)…

Gjithesesi, sipas lajmeve te fundit nga Appiano Gentile, te pakten per momentin duket se ka paqe ndermjet Icardit dhe kroateve.

Nese shikoni videon me poshte: 

Mund te shikoni Mauro Icardin qe i pason nje top Ivan Perisic: ne pamje te pare, dikujt qe nuk ka ndjekur asgje keto 40 dite mund ti duket si dicka e zakonshme por ne shtepine zikalter nje gje e tille kishte sume kohe qe nuk shikohej.

Pamjet jane kapur diten e djeshme kur Mauro Icardi eshte rikthyer te stervitet plotesisht me grupin dhe atyre i jane bashkuar edhe lojtaret kroat te Interit.

Ivan Perisic mori pjese ne stervitje sepse ishte me mir fizikisht kurse Marcelo Brozovic beri nje stervitje te personalizuar.

Tashme duket se ka paqe ne Appiano, nje paqe qe te gjithe shpresojne ta shikojne edhe ne fushen e lojes ndaj Lazios. Gjithmone nese do te luaje Maurito dhe Perisic bashke…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.