Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

829 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Ja goli dhe rastet e Sampdoria-INTER 0-1

Inter Club Staff

“Nentedhjete minuti per te shenuar” thote himni i Interit por duket se pas dy ndeshjeve ndaj Tottenham dhe Sampdorias brenda keter diteve, himni duhet te ndryshohet. 

Ne te dyja rastet zikalterit kane arritur ti fitojne ndeshjet respektive me nga nje gol pas minutes se 90.

Ndaj Tottenham ishte Vecino ne minuten e 92 ndersa sot, Brozovic arriti te shenonte nje gol mjaft te bukur ne minuten e 94.

Me te vertete nje Inter i cmendur sepse sot tifozet zikalter pake ti anulloheshin dy gola perpara syve.

Mbase rasti i Asamoah ishte me i dukshem, por golin e Radja Nainggolan shume persona ende nuk e dine se pse u anullua por vendimi ishte i drejte dhe duhet pranuar.

Ajo qe nuk duhet pranuar eshte fakti qe se si VAR perdoret kaq mire dhe ne menyre perfekte kur eshte momenti apo rasti per te dhene nje denim kunder Interit dhe se si nuk perdoret kur eshte per te dhene nje vendim ne favor te zikalterve. E gjitha kjo situate ngre shume pikepyetje.

Por le te rikthehemi tek ndeshja e sotme dhe tek video me golat dhe rastet e saj:

Per zikalterit tre pike shume te cmuara ne nje nga fushat me te veshtira te Serie A ku shume skuadra te medha kane rene.

Per djemte e Spallettit duket se ka funksionuar edhe entuziazmi i ndeshjes ndaj Tottenham, nje ndeshje qe ka sherbyer per ti bere lojtaret te kuptojne se ndeshja mbaron vetem kur arbitri i bie bilbilit e deri me atehere asgje nuk ka perfunduar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.