Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,012 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Brozovic eshte fari i Interit. Asamoah nje siguri. Borja pak minuta, por ne ato pak…

NOTAT – Brozovic eshte fari i Interit. Asamoah nje siguri. Borja pak minuta, por ne ato pak…
Inter Club Staff

Zikalterit fitojne tre pike te cmuara ne trasnferten e Genovas ndaj Sampdorias. 

Fitorja erdhi vetem ne minutat shtese te lojes e me saktesisht, ne minuten e 94 kur Brozovic dergoi drejt portes nga brenda zones nje predhe e e cila perfundoi ne rrjete.

Keto jane notat e lojtareve pas ndeshjes se sotme:

HANDANOVIC 6 – Praktikisht nuk kap top me kembe. Pas 20 minutash ne drejtim nga Samp, me pas Interi mer lojen ne dore dhe kontrollon lojen.

D’AMBROSIO 5 – Ndeshje me ritem te ulet nga mbrojtesi zikalter qe ka veshtiresi te mbroje por edhe te ndihmoje sulmin.

SKRINIAR 6,5 – Ish-lojtari me pritshmeri me te madhe kontrollon me kujdes fazen mbrojtese dhe per pak sa nuk shenon nje gol teper te bukur.

MIRANDA 6 – Ndonjehere i pavemendshem, por nuk ben ndonje dem. Ne pergjithesi mire.

ASAMOAH 7 – Nje siguri. Pervec golit te mrekullueshem qe me pas u anullua nga VAR, ai ne cdo moment qendron i kthjellet si ne sulm por edhe ne mbrojtje. Nje super blerje.

VECINO 6 – Ne pjesen e pare humbet dy raste me koke. Pe te kapur e kap, por kesaj radhe nuk perfundon ne rrjete. Bie ne pjesen e dyte.

BROZOVIC 7,5 – Goli ka nje vlere te mrekullueshme per Interin qe meriton fitoren dhe ne fund ndodhi. Eshte autentik per manovren e Interit. Prek me qindra topa gjate lojes. Luan me volum. Por duhet te beje me shume ama e duhet te jete me i sakte. Sot i mungoi pak kjo gje.

POLITANO 6 – Ne pjesen e pare eshte nje nga lojtaret me te levizshem. Njeri nder te paktet qe kerkonte duelin dhe dribling per te krijuar ndonje spirale. I mungon vazhdimesia ne aksione.

NAINGGOLAN 5,5 – Nuk eshte ende Nainggolan me i mire dhe duket qartesisht. Shenon nje gol te mrekullueshem dhe ai por VAR e anullon. Por ai gol ishte e vetmja gje e bukur gjate ndeshjes.

CANDREVA 6,5 – Nderton i vetem pothuajse nje super gol, por shtylla e ndal. Rritet shume ne pjesen e dyte. Pas nje pjese te pare jo ne pozicionin e tij, e dyta e gjen ne krahun e djathte ku rritet shume.

ICARDI 5,5 – Ka dy raste… por Icardi i shperdoron te dyja. Nuk eshte ende ai bomberi i pameshirshem qe njohim. Vuan kur duhet te mbaje topin dhe nuk e ndihmon skuadren te dale.

PERISIC 6,5 – Kroati eshte njeriu me shume per Interin ne minutat finale. Te Sampit kane veshtiresi ta mbajne.

KEITA 6 – Terheq lojtare pas vetes dhe ndihmon ne manovren finale.

BORJA VALERO 6,5 – Eshte hera e dyte qe ndryshon lojen edhe pse pak minuta. Cilesia e tij bie menjehere ne dukje.

SPALLETTI 6,5  – Interi ne nje fushe te veshtire nuk e humbet kurre mendjen por rritet me kalimin e kohes. Skuadra po rritet edhe nga niveli atletik dhe fitorja eshte totalisht e merituar.

Image may contain: 1 person, standing

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.