Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,658 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Ja pse Nainggolan nuk mori shallin e Interit nga tifozet! Duket qarte qe…

Inter Club Staff

Ne Itali polemikat nuk ndalen kurre, por duket se nga kjo gje jane infektuar edhe disa tifoze zikalter qe te shtyre po nga gazetaret e prostitucionit intelektual (keshtu i quajti me te drejte nje magjistar nga Setubal dikur me te drejte), nuk kane pritur te vene ne dukje nje Nainggolan “te palumtur per transferimin tek Interi”. 

Por e verteta eshte komplet e kunderta e ksaj, sepse Radja eshte shume i lumtur per mberritjen ne Milano.

Aq shume sa edhe largimin e tij nga Roma ka dashur ta shijoje me nje udhetim me makine per disa ore me radhe.

Ai erdhi ne Milano ne Hotel Melia ne oret e para te darkes sot, aty kishte shume tifoze qe e priten per ore me radhe ardhjen e tij.

Askush nuk i tha Radjas te dilte ti takonte ata, askush nuk e kishte planifikuar nje takim te Radja Nainggolan me tifozet e Interit, por menjehere sapo ai ka vene re pranine e tyre, ka dashur te dale ti pershendese.

Ai zyrtarisht nuk eshte nje lojtar i Interit ende, sepse me pare duhet te kaloje vizitat mjekesore qe do i zhvilloje neser, dhe pas kesaj varet edhe nje nga prapaskenat e videos se sotshme dhe aty qendron edhe pergjigjja e pyetjes:

“Perse Nainggolan nuk e mori shallin zikalter nga tifozet dhe perse Nainggolan nuk kerceu ne koret e tifozeve?”

Kjo ka ndodhur thjesht dhe vetem sepse Nainggolan nuk eshte lejuar nga klubi ta beje kete gje per aq kohe sa nuk eshte zyrtarizuar asgje.

Ne videon me poshte mund te shikoni kur Nainggolan i zgjatet shalli i Interit, njeri prej drejtuesve i afrohet duke e ndalur e duke i thene qe “nuk mund ta beje ende kete gje”.

KJO ESHTE VIDEO E MOMENTIT NE FJALE, SHIKOJENI ME KUJDES DERI NE FUND:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.