Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

593 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Premium Sport – Dembele, Juventus largohet nga gara ndersa Interi ka gati oferten: ja shifrat

Premium Sport – Dembele, Juventus largohet nga gara ndersa Interi ka gati oferten: ja shifrat
Bujar Berishaj

Nuk mjafton ardhja e Asamoah, De Vrij, Lautaro Martinez dhe Nainggolan per Interin.

Klubi zikalter tani do te provoj qe te bej edhe nje goditje tjeter ne mesfushe gjate diteve te ardhshme.

Emrat me te lakuar per mesfushen e Interit jane ata te William Carvalho i Sporting Lisbona dhe Mousa Dembele i Tottenham, me kete te fundit qe duket se eshte i preferuari i trajnerit Luciano Spallettit.

Keshtu dirigjenca zikalter do te provoj te kenaq trajnerin dhe tashme me lojtarin duket se ka nje akord personal raporton Premium Sport por mbetet per t’u gjetur edhe nje marreveshje me anglezet e Tottenham Hotspur.

Per lojtarin Tottenham kerkon 30 milione euro dhe nje prej klubeve te interesuara per lojtarin duket se eshte terhequr nga gara, behet fjale per klubin tjeter italian Juventus.

Keshtu tani Interi do te provoj te shpejtoj gjithcka dhe duket se ka gati oferten qe pritet te dergohet kete jave.

Nje oferte prej 20 milione euro cash plus bonuse per te bindur Tottenham qe te heq dore nga lojtari dhe t’i dhuroj Spallettit nje tjeter perforcim per mesfushen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.