Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

881 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Ja super goli i shenuar nga Rafinha me Barcelonen pak minuta me pare!

Inter Club Staff

Ai mbase do te jete nje nga pengjet me te medha te tifozeve te Interit kete sezon por ndoshta edhe per shume vite.

Per ate qe dha me bluzen zikalter, per ate qe tregoi ne fushe, per ndenjen ndaj bluzes por edhe per mardhenien e vecante qe krijoi me tifozet, Rafinha u pa menjehere si nje “shpirt zikalter” ne ato pak muaj qe ai veshi fanellen e Interit.

Per hir te vertetes, ai beri nje mrekulli me Interin sepse ne zemrat e Interistave mund te hysh me shume veshtiresi dhe nga fundi i janarit deri ne fundin e majit jane me te vertete vetem 120 dite, por atij vetem aq i mjaftuan.

Per fatin e keq te tij (lojtari deshiron te rikthehet tek Interi) dhe per fatin e keq te Interit dhe tifozeve  zikalter, Interi nuk i pati mundesite ekonimike per shkak te FPF per ta blere Rafinhan ne muajin qershor dhe ai u rikthye tek Barcelona.

Ai sot ka shenaur nje super gol pikerisht me Barcen ne Trofeun Gamper qe katalanasit po e luajne kunder Boca Juniors ne Camp Nou.

Per hir te vertetes, Barcelona deshiron qe ta shese lojtarin por deri me tani nuk kane ardhur oferta te kenaqeshme ne katalonje e pikerisht sot flitej nga El Mundo Deportivo per nje interesim te Interit ne oret e fundit nese nuk do te arrinte dot Modric.

Per momentin mbetet nje piste shume e pamundur, por ne futboll kurre mos thuaj kurre.

Gjithesesi ti leme menjane fjalet dhe te shijojme golin e mrekullueshem te sapo shenuar nga Rafinha:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.