VIDEO – Juventusi e fillon Serie A me ndihmen e arbitrave: Sport Mediaset zbardh moviolen e penalltise!
Nuk kishte si te ndodhte ndryshe: do te ishte e cuditshme madje nese Juventusi do e kishte filluar me nje fitore te paster Serie A.
Edhe pse ata kane fituar naten e mbremshme ne Juventus Stadium me rezultatin 3-0 ndaj Sassuolos, gjithcka ka ndodhur edhe me ndihmen e arbitrit.
Per kete gje ka folur diten e djeshme vone Sport Mediaset, e cila ka zbardhur te gjithe moviolen e penalltise duke treguar se Sassuolo eshte ndeshkuar me pa te drejte.
Nese shihen me kujdes pamjet e videos me poshte, shihet qarte se faullin e ka shkaktuar pikerisht Dusan Vlahovic.
Cfare ka ndodhur? Kete e shpjegon ish-arbitri Bergonzi: “Eshte ky top i gjate per Vlahovic. Ka kontakt te Ferrari dhe Vlahovic e ky i fundit bie ne toke.”
“Lojtari i Sassuolos nuk eshte aspak dakord dhe i thote arbitrit se cila eshte mundesia e tij te zhduket ne ate moment kur eshte ne presionin e Vlahovic dhe ky i fundit eshte me kurriz.”
“Por shikoni mire cfare ben Vlahovic me doren e djathte. Shikoni se si ben faull, duke bere lojtarin e Sassuolos te bjere ne toke dhe te humbase ekuilibrin.”
“Kjo per mua nuk eshte kurre penallti. Mund te duket ne fushe mbase, por duke pare imazhet, une kurre nuk do e jepja kete penallti. Eshte nje faull per mbrojtesin e Sassuolos.”