Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

779 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vrsaljko: “Interi eshte zgjedhja ime. Me Perisic dhe Brozovic ju tregoj se…”

Vrsaljko: “Interi eshte zgjedhja ime. Me Perisic dhe Brozovic ju tregoj se…”
Inter Club Staff

Vizitat mjekesore, firma ne kontrate dhe fjalet e para per tifozet zikalter. 

Keshtu eshte prezantuar Sime Vrsaljko ne menyre ekskluzive perpara mikrofonave te Inter TV, kanali tematik zyrtar i Interit.

Keto kane qene fjalet e tij te para si interist ne Itali:

“Jam shume i lumtur dhe krenar mbi te gjitha te vi ne nje klub kaq te madh sa Interi.”

“Kam eksperience ne Itali, me Genoan dhe Sassuolon kam bere mire dhe tani jam gati per aventuren me Interin.”

“Me Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic kemi folur shume per Interin por ka qene nje zgjedhje e imja, deshiroja te vija tek Interi dhe te rikthehesha ne Itali.”

Kroati ne fund ka shtuar:

“Kam folur edhe me Matteo Politano me mesazhe, me ka thene se do te ishte i lumtur te me takonte ketu pas Sassuolos.”

“Cdo lojtar mund te japi dicka me shume tek kjo skuader. Ne kete sezon do te luajme ne Champions League dhe jemi te gjithe te detyruar te japim 120% per te bere sa me te lumtur tifozet tane me rezultate.”

“Pershendes tifozet zikalter, ne fushe jap gjithmone shpirtin dhe luaj me zemer. Do te luftoj deri ne ndeshjen e fundit qe ne fund te jemi te gjithe te lumtur: ata por edhe ne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.