Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

965 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Walter Zenga jep nje keshille per Inzaghin: “Do doja ta shihja me shpesh ne krah te majte nje lojtar si…”

Walter Zenga jep nje keshille per Inzaghin: “Do doja ta shihja me shpesh ne krah te majte nje lojtar si…”
Inter Club Staff

Me nje postim te gjate ne rrjetet sociale, Walter Zenga ka dashur te tregoje se kush jane te mirat dhe defektet e Interit qe ka pare ne kete faze pergatitore.

Skuadra e Inzaghit sapo ka dale diten e djeshme me nje humbje nga fusha e lojes me Villareal per 2-4 dhe Zenga ka dashur te flase edhe per kete.

“Inter nuk ka bere mire ne kete pre-kampionat. Skuadra e Inzaghit ka shenuar 10 gola dhe ka bere vetem nje fitore”.

“Adaptimi i Romelu Lukaku me lojen e Interit eshte ende per tu arritur dhe ende nuk jane pare perparime edhe per kete”.

“Gosens ka nevoje ende per pak kohe, dhe vetem 3 mbrojtesa qendre ne skuader jane nje alarm per te marre nje ose dy mbrojtesa qendre te vertete ne merkato”.

“Golat e pesuar ne kendveshtimin tim, jane pasoje e fazes mbrojtese te skuadres dhe jo vetem pasoje e tre mbrojtesave apo e Handanovic”.

“Dilema taktike eshte evidente. Inter ka qene me e kthyer prapa dhe topi vertikal te Lukaku dhe Lautaro ka munguar”.

“Golat me Lyon dhe Villareal jane te gjithe shume te ngjashem. Gjera pozitive? Lukaku shenon, me Lautaron kuptohet dhe ky i fundit duket mire.”

“Nderkohe per mendimin tim, kam nje keshille: Dimarco si lojtar i peste ne krah eshte gje shume e mire. Do te me pelqente ta shikoja me shume”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.