Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | April 12, 2021

Scroll to top

Top

1,297 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Wanda Nara i shtang te gjithe: “Icardi do te qendroje, i ka refuzuar te gjitha. Mbase ka folur me dike per kete.”

Wanda Nara i shtang te gjithe: “Icardi do te qendroje, i ka refuzuar te gjitha. Mbase ka folur me dike per kete.”
Inter Club Staff

Ajo eshte edhe kete sezon ne studiot e Tiki Taka. Po flasim per Wanda Naren, gruan-agjente te Mauro Icardit dhe ajo ka folur keshtu per burrin e saj qe sot per sot eshte jashte projektit te Interit.

“A e ka refuzuar Napolin Icardi? Kemi shume miq ne Napoli, por jane klubet ato qe vendosin. Une jam ne nje pozicion jo te mire sepse jam edhe gruaja, por nje njeri qe ben 120 gola ne mpshen 26 vjecare mund te beje mire te cdo skuader”.

E menjehershme ka qene ne kete moment nderhyrja e gazetarit Raffaele Auriemma i cili i ka thene: “Icardi nuk ka refuzuar vetem Napolin, por ka refuzuar te gjitha ofertat per te qendruar tek Interi, thuaje kete”. “Ekzaktesisht, faleminderit, i eshte pergjigjur menjehere Wanda Nara.

Pastaj agjentja e Icardit vazhdon: “E dime te gjithe nga fillimi i merkatos zgjedhjen e lojtarit: sipas meje do te qendroje tek Interi, e ka thene kete gje dhe mendoj se do e beje kete gje.”

“Une mund ti dergoj atij njemije oferta, por ai deshiron te luaje tek Interi: mendon se nuk ka perfunduar eksperienca e tij tek Interi. Kane ardhur oferta qe shume pak do i refuzonin por Icardi ka thene menjehere jo per Interin.”

“Nuk e di cfare do te ndodhe ama. Une nuk mund ti ve nje arme ne koke te ma thote: ai sot per sot do te qendroje. Klubi e paguan dhe rrogen dhe e dine ata se cfare vendimi do marin.”

“Conte? Mund ti jape nje mundesi: nje tranjer qe eshte i madh zgjedh me te miret. Nuk pres asgje ama, zgjedhja i takon klubit: ata mund te zgjedhin qe ai te perfshihet ose jo.”

Por me pas, ajo ka folur perseri: “Icardi eshte jashte merkatos qe nga fillimi: ishte i bindur se do te qendronte (pasi Cassano i ka thene qe duhet te iki duke qene se eshte ne nje klub qe nuk e do as presidenti, as drejtuesit, as tranjeret, as shoket e skuadres) dhe do te qendroje.”

“Mbase ai ka folur me ate qe komandon (duke ngritur hipotezen se ai mund te kete folur me Zhang). Ai jashte fushave per dy vite? Asnje nuk e di cfare do te ndodhe.”

“A presim Juventusin? Nuk eshte e vertete. Une e njoh Mauron, e dija cfare do te thoshin mbi mua: do te thonin qe kemi marreveshje me Juventusin po nuk ishte e vertete kurse ne Napoli une kam shtate vite qe nuk shkoj. Ka pasur nje kontakt me Juventusin dy vite me pare, por Mauro Icardi ka refuzuar.”

“Une si agjente? Nuk i jap vetes nje vote, kam nje staf qe punon me mua. Tani jam plehra me e madhe ne Itali sepse Mauro nuk largohet, por kur Mauro ka refuzuar te gjithe vitet e kaluara ishte me i miri.”

“Nese do te thoja cdo gje qe kam thene me pare? Absolutisht. Kush i ka thene te qendroje? Nuk mund te flas per Mauron, nuk kam thene asgje une (refuzon te pranoje qe pak me lart tha qe ai ka folur me dike qe komandon).”

“Ne futboll klubet kane dashur te largojne gjithmone futbolliste por ne fund ata jane rikthyer te luajne. Ai eshte nje futbollist i Interit dhe do te qendroje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.