Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,085 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Wanda Nara: “Icardi ishte shitur tek Juve per Higuain, ka qene pikerisht ai qe e ndali kete gje.”

Wanda Nara: “Icardi ishte shitur tek Juve per Higuain, ka qene pikerisht ai qe e ndali kete gje.”
Inter Club Staff

“Sot isha ne Londer per rinovimin e Icardit me Nike: ka firmosur per nente vite”.

Nga salloni i emisionit televiziv “Tiki Taka”, Wanda Nara, gruaja dhe agjentja e kapitenit te Interit ka zbuluar detaje te kontrates se firmosur nga Icardi me kompanine amerikane dhe jo vetem.

Ajo me pas ka kaluar tek tema e rinovimit te Icardit me Interin:

“Ne kete moment nuk jemi afer. Ose me sakte, nuk jemi aq afer sa thuhet. Askush nuk me ka telefonuar per te folur per rinovimin. Me ka bezdisur faqja e pare e Gazzetta dello Sport qe tregonte fillimin e janarit.”

“Thuhen gjera te paverteta: Icardi nuk duhet diskutuar, e une jam e para qe dua rinovimin. Nuk eshte nje ceshtje shifrash sepse Interi mund ta paguaje direkt rinovimin. Sa merr Higuain per shembull? Interi me telefonoi perpara ndeshjes me PSV, por prioriteti im ishte te prisja fundin e grupeve. E pate besoj se sa e doja edhe une ate kualifikim per burrin tim. Prioriteti gjithesesi i kalon Interit ne kete moment.”

Nderkohe, gjate emisionit ajo eshte kthyer edhe tek zerat e veres qe shikonin nje shkembim me Juventusin per Higuain-Icardi.

“Ka qene Mauro ai qe ka dashur te qendroje ne Milano edhe pse ishte me nje kembe jashte. Ka vendosur ai qe te qendroje. E kishin shitur praktikisht dhe ishte shume afer Juventusit, por ai i vuri gjerat ne vend duke e refuzuar largimin tek Juventusi. Ai hoqi dore nga shume para per te qendruar tek Interi. Nderkohe nga Juventusi me telefononin per te me treguar se do te kishte shok reparti Cristiano Ronaldon, qe do te ishte titullari, qe do te kishte numrin 9 e gjera si keto. Por ai refuzoi per te qendruar tek Interi. Ky eshte Mauro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.