Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

206 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Whoscored – Ja TOP 11 e gjysmefinaleve te Kupes se Italise: perfshihet edhe nje lojtar i Interit!

Whoscored – Ja TOP 11 e gjysmefinaleve te Kupes se Italise: perfshihet edhe nje lojtar i Interit!
Inter Club Staff

Ka pasur jo pak trishtim tek Interi per eleminimin nga Kupa e Italise diten e shtune ne mbremje.

Zikalterit nuk arrinin te shkonin dot me shume se sa nje barazim 1-1 ndaj Napolit edhe pse zhvilluan nje paraqitje shume te mire.

Gjithcka filloi me nje gol per Interin nga ana e Eriksen qe dhuroi nje magji nga goditja e kendit duke shenuar direkt qe aty.

Me pas, nje kundersulm vdekjeprures solli barazimin e Napolit 1-1 ne fund te pjeses se pare dhe ai ishte edhe rezultati final.

Image

Por edhe pse Interi u eleminua, nje lojtar nga skuadra zikalter ja ka dale te jete ne TOP 11 e formacionit me te mire te gjysmefinaleve te Kupes se Italise.

Eshte pikerisht danezi Eriksen ai qe eshte perfshire ne kete formacion qe eshte perpiluar nga sajti i njohur i statistikave Whoscored.com.

Ky eshte edhe formacion i plote:

Donnarumma, Di Lorenzo, Maksimovic, Kjaer, Alex Sandro, Fabian Ruiz, Bentancur, Eriksen, Dybala, Mertens, Calhanoglu.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.