Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

924 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje tjeter lojtar mungon sot ndaj Villareal? “Kesaj radhe ka te beje me merkaton: lojtari eshte afer…”

Inter, nje tjeter lojtar mungon sot ndaj Villareal? “Kesaj radhe ka te beje me merkaton: lojtari eshte afer…”
Inter Club Staff

Inter sot ne mbremje do te luaje nje ndeshje tjeter te rendesishme ne kete faze pergatitjesh perpara fillimit te Serie A.

Perballe do te jete Villareal, nje skuader qe ka qene ne gjysmefinalen e Champions League ne sezonin e shkuar.

Nderkohe, mungesat ne kete ndeshje do te jene te shumta dhe shumica prej tyre varen direkt nga merkato e lojtareve.

Si fillim, do te mungoje Alexis Sanchez dhe Andrea Pinamonti, por keto dy mungesa jane te ditura prej ditesh tashme.

Per kete gje flet Tuttosport, e cila tregon: “Sot ne menyre surprize do te mungoje dhe djaloshi i ri Lucien Agoume”.

“Ai ka marre pjese ne miqesoret e tjera por sot nuk eshte grumbulluar nga Interi per te luajtur ndaj Villareal”

“Eshte nje tregues se ai mund te jete ne qender te nje levizje te merkatos edhe pse ne oret e fundit ai duket se e ka refuzuar Cremonesen”.

“Mendohet se Agoume eshte prane nje kalimi ne Ligue 1 ku do te luante nje sezon tjeter ne huazim pas nje sezoni teper te mire me Brest”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.