Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 19, 2022

Scroll to top

Top

1 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Xavi, cfare dreqin po thua? “Gabimet arbitrale po na rrenojne. Me Interin kam protestuar por ata kane marre…”

Xavi, cfare dreqin po thua? “Gabimet arbitrale po na rrenojne. Me Interin kam protestuar por ata kane marre…”
Inter Club Staff

Diten e sotme, duke dale ne nje konference per shtyp per mediat ne Barcelone, Xavi Hernandez ka treguar edhe njehere se si ende nuk e ka kaperdire humbjen dhe barazimin me Interin ne dy ndeshjet e luajtura me zikalterit.

Edhe pse tashme ka kaluar pothuajse nje jave, ai eshte kthyer perseri te kjo ndeshje dhe normalisht, fajtori sipas tij per keto rezultate eshte arbitri.

Keto kane qene fjalet e tij sot: “Kemi luajtur me idete tona ne El Classico. Por ne Bernabeu dhe ashtu si ndaj Interit, nuk kemi pasur lojen qe kemi dashur”.

“Ne duam te jemi protagoniste, te luajme afer me njeri-tjetrin, jo me nje mbrojtje te avancuar. Ndonjehere na del, ndonjehere jo”.

“Por une do te insistoj deri sa t’ja dal qe te bej kete skuader te luaje ashtu si duhet te luaje dhe te beje mire ne terma rezultatesh”.

“Ne bejme mire ne stervitje per te arritur te rezultatet. I kemi idete e qarta dhe lojtaret ndihen si ne shtepine e tyre”.

“Por gabimet arbitrale kane qene te dukshme. Une jam ankuar shume diten e Inter-Barcelona por nuk ka sherbyer per asgje”.

“Ne fund, puna e arbitrit eshte e arbitrit dhe ne duhet te mendojme se ata jane te ndershem… Nuk kemi cfare te bejme”.

“Mendoj gjithesesi se ne fund te cdo sezoni, gabimet arbitrale barazohen sepse pak a shume, te gjithe marrin ndonje ndihme. Edhe pse ne jemi penalizuar me shume se te gjithe”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.