Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

495 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Jam mire! Di per Thohir, por Moratti eshte vete Interi. Mazzarri dhe Mou…”

Zanetti: “Jam mire! Di per Thohir, por Moratti eshte vete Interi. Mazzarri dhe Mou…”
Andi Prifti

I intervistuar ne Malpensa nga mikrofonat e SkySport24, Javier Zanetti foli per veten e tij, per Thohir, Morattin, Mazzarrin dhe Interin e ri qe po lind. “Tani jam mire, dua te rekuperohem mire nga demtimi dhe me pas te kthehem te jap kontributin tim. Tendina po pergjigjet mire, javen e ardhshme kam per te bere nje kontroll dhe, nese gjithçka shkon mire, do kthehem te vrapoj ne fushe. Mosha 40-vjeçare? Ketu ne Itali kam kaluar gjysmen e jetes sime, kam jetuar me dashuri dhe per kete i falenderoj te gjithe. Vijme nga nje vit negativ dhe kemi shume deshire te shkojme lart. Keto turne jane te veshtira, por na nevojiten qe te rritemi.

Ka armiqesi me skuadrat e tjera ne kampionat? “Une them se kemi shume per te punuar dhe duam te behemi gati per kampionatin. Merkatoja? Shoqeria do beje ate qe na nevojitet per te krijuar nje skuader te forte.” Çfare dhurate prisni nga Interi? “Per mua Interi eshte nje familje. Duhe te falenderoj tifozet, Morattin dhe te gjithe me rradhe. Di per tratativat me Thohir, por opinioni im nuk ndryshon: Moratti eshte vete Interi dhe keshtu do te jete gjithmone.

Zanetti dot ben plot 40 vjeç: po mendoni per doreheqjen? “Per momentin dua te kthehem ne fushe dhe t’i jap nje dore skuadres. Ne fund te sezonit do ta vendos, do te flas me Morattin nese do vazhdoj te luaj apo te kaloj ne nje rol dirigjencial. Kam dashur gjithmone te fitoj me Interin dhe kur kam pasur oferta nga Real Madrid ose Barcelona ne te shkuaren nuk kam pasur gje tjeter ne mendje perveç Interit. Koha me ka dhene te drejte. Lojtari me i mire me te cilin kam luajtur? Beh, Ronaldo tek Interi ishte nje top-player. Skuadra me e forte mbetet ajo e Tripletes. Me Mourinhon flasim akoma, por nuk e krahasoj me Mazzarrin: jane te ndryshem. Trajneri i ri ka idete e tij dhe ne do e ndjekim, duke shpresuar te fitojme siç beme me Mourinhon.”

Nje mendim per nje shok te skuadres: pas shume problemesh, mund te jete ky viti i Ricardo Alvarez? “Shpresoj shume, Ricky ka gjithçka per te bere mire dhe besoj se kete sezon ai do tregoje vlerat e tij.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.