Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

379 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti zbulon prapaskenen: “Ja cfare tha Moratti kur me pa per here te pare: e shihni numrin…”

Zanetti zbulon prapaskenen: “Ja cfare tha Moratti kur me pa per here te pare: e shihni numrin…”
Inter Club Staff

Ne nje interviste te Javier Zanettit, ai ka zbuluar per mikrofonat e Inter TV se cfare Moratti ka thene per te kur e ka pare per here te pare.

Ish-kapiteni legjendar i Interit ka folur edhe per ceshtje te tjera, ku e kaluara e tij e ka pare protagonist si tek Interi e si tek Argjentina.

Nga cfare lind epiteti Pupi?

“Pupi lind ne Argjentine, ku ne lagjen time me therrisnin keshtu per shkak se nje tranjer qe kam pasur i vogel me therriste keshtu.

Ardhja jote me Rambert?

“Ai ishte golashenuesi i kampionatit tone, ne epoke mund te luanin vetem tre te huaj ne Serie A: Interi kishte marre ate, Roberto Carlos dhe Paul Ince.”

“Por une isha i bindur se mund te luaja kartat e mia tek Interi. Ishte nje saltro shume e madhe per mua. Bera gjithcka per te qendruar.”

Po Moratti?

“Per cdonjerin nga ne ka momente te caktuara. Ne ndeshjen ku ai me ka pare kur luaja une kam bere nje ndeshje te madhe.”

“E keshtu, heren e pare qe ai me pa, Interi po ndiqte Ortegen, pervec Rambert, por Moratti telefonoi Mazzolen dhe i tha: “Dua numrin 4, e dua tani”. Keshtu lindi historia ime me Interin.”

Interi dhe Argjentina?

“Ka pasur nje lidhje te madhe. Shume kane lene gjurmet e tyre ketu. Kane qene te shumta mundesite.”

“Per Interin lojtaret behen familje. Sepse Interi e tille eshte, nje familje. Ne argjentinasit jemi shume te lidhur me familjen, por tek Interi ka qene gjithcka speciale per ne.”

Gjate nje ndeshje te Banfield nje komentator tha se ti do shkoje te River Plate?

“Ne ate ndeshje bota filloi te me njihte. Nje dite me pas, te gjithe filluan te flisnin per River, por askush nuk e dinte qe Interi me kishte marre tashme.”

Italishtja?

“Jam ne Itali prej 25 vitesh, ndihem italian. Me moshen rritesh edhe si njeri dhe kerkon ekuiliber. Une kam pasur kohe. Kam qene i qete per kete.”

Kundershtari me i veshtire?

“Giggs eshte nje nder ta. Ato pak here qe jemi perballur, benim te dy para mbrapa. Kam pasur fatin te perballem me kampione.”

“Simoni njehere me vuri te markoja Zidane, ishte e veshtire. Kaka i pare qe erdhi tek Milani pastaj ishte i veshtire gjithashtu.”

Numri 4?

“Me Argjentinen kam luajur me 8, por kur erdha ketu ishte 4. Per mua nje numer i rendesishem. Ishte i lire dhe e mora per vete dhe e kam marre edhe tani me duket (qesh).”

Kori i tifozeve te Interit qe te pelqen me shume?

“C’è un giocatore che…”. Tifozet e Inteirt jane fantastike, kam nje lidhje me ta qe do te vazhdoje gjithe jeten. Me kane bere te ndidhem mire qe diten e pare. Nuk e harroj kurre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.