Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

289 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Ja plani ekstrem qe ka Interi ne kete moment per derbin: po studiohet mundesia qe te kete nje izolim total…”

Gazzetta zbulon: “Ja plani ekstrem qe ka Interi ne kete moment per derbin: po studiohet mundesia qe te kete nje izolim total…”
Inter Club Staff

Inter dhe Milan po numerojne rastet pozitive dhe shpresojne te rekuperojne sa me shume lojtare ne prag te derbit te Milanos.

Kjo ndeshje eshte ne program te shtunen e ardhshme dhe prandaj shqeteson shume fakti qe ka pasur lojtare pozitive te te dyja kampet.

I fundit ne shtepine zikalter eshte portieri Ionut Radu, pozitiv ne xhiron e dyte te tamponeve tek Interi qe eshte bere per lojtaret e mbetur ne Appiano.

Nderkohe, nga Milani eshte rekuperuar perfundimisht Ibrahimovic por Milani do duhet te perballet me infektimin e Gabbias.

Gjate mengjesit te sotem nderkohe do te behet edhe testi i dyte per Radu, qe te konfirmohet perfundimisht pozitiviteti i tij.

Radu, ashtu si eshte bere edhe me te tjeret, perpara se te zyrtarizohet si i infektuar, do duhet te prese kete test te dyte.

Nderkohe, Interi po mendon per nje plan ekstrem per derbin.”

“Zikalterit po mendojne qe te krijojne nje izolim te Appiano Gentiles per te gjithe lojtaret qe vijne ne mesin e javes.”

“Do te kete keshtu nje izolim total per skuadren per disa dite me radhe.”

“Ashtu si eshte kerkuar nga klubi zikalter, lojtaret e kombetareve do te bejne nje tampon 48 ore perpara se te nisen dhe me pas do te testohen edhe ketu.”

“Nese cdo gje do te shkoje mire, do mund te ndjekin te njejtin regjim me shoket: pra te levizin vetem nga shtepia ne stervitje”, shpjegon La Gazzetta dello Sport.

Nderkohe, per tu monitoruar gjendja e Pinamontit, qe gjendet ne izolim me Kombetaren U21 ne Islande.

Pas dy tamponeve negativ, ai mund te rikthehet ne Milano ndermjet te henes ose te martes.

“Nga Federata ka optimizem gjithesesi: nese skuadrat do te vazhdojne te ndjekin me perpikmeri rregulloret, ky derbi, me i cuditshmi ndonjehere, do te luhet rregullisht.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.