Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,390 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Inter, ja cfare nuk u pa nga televizioni diten e djeshme. Sapo ka filluar nje ere e re: krenaria e kampioneve u pa kur…”

“Inter, ja cfare nuk u pa nga televizioni diten e djeshme. Sapo ka filluar nje ere e re: krenaria e kampioneve u pa kur…”
Inter Club Staff

Simone Inzaghi ka fituar nje beteje te vogel. Pas shume kritikash ne javet e fundit dhe ne mes te zerave per nje largim ne fund te sezonit, tranjeri i Interit merr nje fitore me peshe.

“Nder shume menyrat qe mund te fitonte, ai e beri kete gje ne menyren me pak inzaghiane te mundshme.”

“Ka krijuar pak, edhe me pak nga minimumi i kerkuar, por me skuadren e tij ka arritur te marre nje fitore te madhe.”

“E madhe per vleren, jo per lojen ndoshta. Shpesh here jane kerkuar edhe brrylat dhe dyluftime te forta, por Interi ja ka dale.”

“Ne kete ndeshje krahet jane kerkuar me pak se zakonisht, ndonjehere thjesht eshte larguar topi sa me larg.”

“Por Simone Inzaghi ma marre ne shtepi nje fitore qe vlen dyfish: per klasifikim ne Serie A por edhe per moral ne pergjithesi.”

“Tani skuadra mund te kthehet vertete te kerkoje Scudetton dhe te kerkoje fitore te tjera ne ndeshjet e mbetura.”

Suksesi ndaj Juventusit mund te ndryshoje sezonin e Interit e mund te jape entuziazem per zikalterit ne nje moment ku ishin marre 7 pike ne 7 ndeshje.

“Jane dashur nente vite e gjysem qe Interi te gezoje prape ne shtepine e Juventusit. Nga dita e djeshme, Andrea Stramaccioni eshte nje kujtim i larget sepse Inzaghi eshte kujtimi i fresket.”

“Inzaghi beri ate qe shume pak veta e besonin: fitoi ne shtepine e Juventusit, dicka qe nuk ndodh shpesh, dhe qendroi ne lufte per titull.”

“Normalisht tani cdo gje kalon ne duart e Milanit, sepse qe Interi te ngjitet, nuk do te mjaftojne vetem fitoret, por edhe gabimet e tyre.”

“Topi ka kaluar ne kembet e Piolit. Ai nuk mund te gaboje sepse Interi ka gjetur shkendijen qe mbase do e ndihmoje per Scudetton.”

“Ky eshte nje turne me vete per Interin, sepse zikalterit e kane treguar qe kur fusin marshin e peste te pakta jane skuadrat qe mund ta ndalin.”

“Sidomos tani qe Interi do te kete tre forca te fresketa me shume: Brozovic, De Vrij plus Gosens qe ende nuk ka dhene ndihmen e tij reale.”

“Do te jete nje fund kampionati shume emocionues per te gjithe. Normalisht Inter do te kete ne dore qendrimin ne gare duke fituar ndeshjet e radhes. Ndryshe kjo fitore vlen pak…”

“Nderkohe, ajo qe nuk u pa nga televizioni diten e djeshme ishte bashkimi i skuadres dhe vrapimi qe shoku bente per shokun.”

“Sapo ka filluar nje ere e re per Interin e mund te linde dicka e madhe: krenaria e kampioneve u pa kur duhej perqendrim, ne pjesen e dyte, e te gjithe bene pjesen e tyre.”

Burimi: La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.