Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

444 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku zbulon: “Sanchez? Conte ka nje plan shume te rendesishem. Shpresoj te bej diferencen duke luajtur me te.”

Inter Club Staff

Ka qene nje debutim i shtyre me te pakten nje ndeshje ne Champions League me bluzen e Interit per Alexis Sanchez. 

Diten e djeshme, Antonio Conten nuk e pa si te pershtatshem ate per ndeshjen ndaj Slavias dhe ne sulm perzgjidhi para tij Matteo Politanon.

Gjithesesi, zgjedhja e djeshme doli jo e keqe sepse Politano i dha me shume gjalleri sulmit zikalter.

Por per Sanchez sot ka folur Romelu Lukaku o cili ka dhene versionin e tij te gjerave dhe ka shprehur fjale shume te rendesishme ne drejtim te shokut te skuadres per Fox Sports Chile.

“Mendoj se Alexis Sanchez nuk duhet te merzitet, do te kete te gjitha shanset qe meriton per te luajtur.”

“Tranjeri na ka thene se ka nje plan per te dhe jam i sigurt qe ai do te kete mundesi te shfaqe te gjithe talentin e tij. Eshte nje lojtar shume i rendesishem per skuadren tone.”

“Ketu, per ne te dy eshte nje situate totalisht ndryshe nga ajo qe ishte ne Manchester ku me te vertete ishte bere gjithcka e zymte.”

“Dalengadale une dhe Alexis do te kemi shans te luajme edhe bashke: shpresoj qe ne ate moment te bejme diferencen ne fushen e lojtes”, e mbyll fjalen e tij Big Rom.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.