Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

633 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zevendesi i Brozovic ne sezonin 2022-2023? “Marotta perzgjedh “goditjen” njehere e mire: do te kushtoje… 0 euro.”

Zevendesi i Brozovic ne sezonin 2022-2023? “Marotta perzgjedh “goditjen” njehere e mire: do te kushtoje… 0 euro.”
Inter Club Staff

Nuk eshte se duhet nje konfirmim, por transferta e Torinos ka treguar edhe njehere tjeter se sa i rendesishem eshte Marcelo Brozovic per ekonomine e lojes se Interit.

Ai mbase eshte i vetmi lojtar i pazevendesueshem ne skuadren ziklalter dhe per fat te mire kete sezon ka munguar shume pak.

Gjithesesi, per Simone Inzaghin kur kjo gje ka ndodhur, ka qene nje problem jo i vogel sepse mbi te gjitha kroati eshte unik ne skuader per nga karakteristikat.

Ne radhe te dyte, duhet thene se asnje nga mesfushoret rezerve nuk ka karakteristikat e tij dhe sa here futen ne fushe jane nje bast me vete.

Nderkohe qe pritet zyrtarizimi i Brozovic keshtu, ne shtepine Inter po behen llogarite per nje zevendes te lojtarit per sezonin e ri.

Po shikohen shume situata dhe po shihet me kujdes edhe merkato, ku normalisht nuk eshte se ka mundesi te medha.

Keshtu, Inter po mendon seriozisht per te bere nje “goditje” ne shtepi. Ai eshte Lucien Agoume dhe do te vinte me zero investim ne Milano duke qene se eshte ne pronesi te zikalterve.

Klasi 2002 francez po ben nje sezon fantastik me Brest ne France ku Interi e ka huazuar ne sezonin e shkuar per te fituar besim dhe minutazh.

Pavarsisht se sapo ka mbushur 20 vjec, djaloshi i lindur ne Youandé ka koleksionuar ne kete sezon mes Ligue 1 dhe Kupes se Frances plot 24 ndeshje te luajtura.

Ai ka pasur besimin e tranjerit dhe tani tek ai beson edhe Marotta, qe po mendon seriozisht te besoje tek ai.

Lyon deri me tani ka bere nje kerkese per te marre vesh cmimin e lojtarit sepse e shikon si zevendesin perfekt te Houssem Aouar, i destinuar te largohet ne vere.

Por per momentin, Interi nuk e ka ne merkato lojtarin e lindur ne 2002 dhe deshiron qe pas ketij sezoni te Brest ta riktheje ne shtepi.

Ai ne skuadren zikalter eshte projektuar te jete zevendesi i Brozzovic per shkak te cilesive te tij te lojes dhe ato atletike.

Klubi i Interit ka besuar shume tek ai qe kur ka qene 17 vjec dhe prandaj perpara se ta dergonte ne France ka rinovuar me te deri ne 2025.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.