Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,648 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Zhang largohu”, ja se si ka reaguar Steven pas komunikates se Curva Nord dje: “Nga klubi behet me dije se…”

“Zhang largohu”, ja se si ka reaguar Steven pas komunikates se Curva Nord dje: “Nga klubi behet me dije se…”
Inter Club Staff

Me sa duket, ka nje prishje totale te mardhenieve ndermjet Curva Nord dhe pronareve te Interit ne kete moment.

Mesazhi ka qene shume i qarte dje: “Zhang largohu” dhe eshte pare ne cdo profil zyrtar te Curva Nord ne rrjetet sociale diten e djeshme.

Eshte nje mesazh qe nuk le shume vend per imagjinate por tregon krisjen e madhe qe ka ndodhur ndermjet tifozerise se organizuar te Interit, dhe Presidentit te klubit.

Per kete gje ka folur sot Corriere dello Sport, qe tregon edhe ate qe e quan “gjendje shqetesuese” per sa i perket situates ne pergjithesi.

“Eshte shume e qarte se Curva Nord ka marre nje vendim te rendsishem dhe Steven Zhang nuk e ka pelqyer aspak kete”.

“Gjithesesi, nuk eshte se ky qendrim do te ndryshoje dicka. Steven Zhang eshte gati te shese Interin nese do te paguhet shifra qe ai kerkon”.

“E kerkojne ultrasit qe ai te largohet apo jo, kjo gje pak ndryshon. Nderkohe, nga klubi behet me dije se tifozet e Interit per aq kohe sa protestojne ne menyre te civilizuar, eshte e drejta e tyre ta bejne dicka te tille”.

“Steven Zhang eshte lidhur shume me Interin vitet e fundit, por ai ka shume kohe qe po kerkon nje partner apo nje pronar te ri per Interin, deri me tani pa sukses”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.