Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,017 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Gjykata Sportive denon ashper Antonio Conten “Ja sa ndeshje do te mungoje ai. Edhe Oriali…”

ZYRTARE – Gjykata Sportive denon ashper Antonio Conten “Ja sa ndeshje do te mungoje ai. Edhe Oriali…”
Inter Club Staff

Gjykata Sportive, e drejtuar nga Gerardo Mastrandrea, ka marre nje vendim zyrtar per Antonio Conten dhe Lele Orialin.

Me sa duket ata kane perdorur dore te ashper ndaj dy pjestareve te stafit teknik zikalter, duke i denuar per ate qe ndodhi pas vershellimes se fundit ne Friuli.

Keshtu, Conte eshte denuar me dy turne skualifikim dhe me nje gjobe plot 20 mije euro per skenat e tij ne fund te ndeshjes ne drejtim te arbitrit Fabio Marseca.

Tekniku nga Lecce do te mungoje keshtu si ne ndeshjen ndaj Beneventos por edhe ne ate ndaj Fiorentines. Por nuk mbaron me kaq, sepse eshte denuar edhe Lele Oriali.

Nje turn denim edhe per te, por gjithashtu edhe 5000 euro denim. Nderkohe, motivet e denimeve, jane shtjelluar keshtu nga Gjykatsi Sportiv:

CONTE ESHTE DENUAR SEPSE – “Pas minutes se 45 te pjeses se dyte, ka vazhduar te protesoje ne menyre teper te ashper duke perdorur nje fjalor te papershtatshem dhe me ze te larte ne drejtim te arbitrit te ndeshjes.”

“Por ai nuk eshte ndalur me kaq, sepse ne fund te ndeshjes, ne tunelin qe lidh fushen me dhomat e zhveshjes, ka pritur arbitrin me tone kercenuese, duke i uleritur dhe duke ofenduar.”

“Kjo gje eshte zbuluar nga shenimet e mbajturaa nga bashkepunuesi i Prokures Federale.”

ORIALI ESHTE DENUAR SEPSE – “Ne fund te ndeshjes, ka bere disa protesta ku ka marre nje karton te verdhe, dhe eshte afruar me qendren e fushes duke uleritur fraza jo respektuese ne drejtim te arbitrit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.