Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

640 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Ja formacioni anti-Genoa i perzgjedhur nga Spalletti: surprize e bukur ne mesfushe!

ZYRTARE – Ja formacioni anti-Genoa i perzgjedhur nga Spalletti: surprize e bukur ne mesfushe!
Inter Club Staff

Me sa duket, Spalletti i ka hedhur poshte te gjitha parashikimet e mediave per formacionin e mundshem te Interit sot ne Genoa.

Keshtu, tekniku zikalter ka zyrtarizuar pak minuta me pare formacionin e perzgjedhur ku me ne fund shihet ne qender te sulmit Mauro Icardi pas pesedhjete e tre ditesh mungese.

Por surpriza e vertete nuk qendron ne sulm, sepse Spalletti e kishte thene edhe diten e djeshme qe Icardi do te luante nga minuta e pare, por surpriza e vertete eshte ne mesfushe ku nuk do te luaje Joao Mario.

Ne minutat e fundit ka pasur nje parakalim ndaj portugezit pikerisht nga ana e Radja Nainggolan qe rikthehet keshtu titullar edhe ai pas shume kohesh.

Nderkohe per sa i perket te tjereve, ne porte eshte i perhershmi Samir Handanovic dhe ne mbrojtje jane te rreshtuar Danilo D’Ambrosio, Milan Skriniar, Joao Miranda dhe Kwadwo Asamoah.

Nje suprize fakti qe Cedric Soares e nis perseri nga pankina sepse edhe ai jepej si nje titullar sot nga te gjitha mediat.

Mesfusha eshte e perbere sot nga Marcelo Brozovic dhe Roberto Gagliardini te cilet do te jene partneret e Radja Nainggolan dhe Matias Vecino e nis nga pankina keshtu.

Ne sulm perkrah Icardit do te luaje Ivan Perisic dhe Matteo Politano.

Nderkohe, ky eshte formacioni i Interit sipas profilit zyrtar ne Twitteri i publikuar pak minuta me pare: 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.